Programi i Granteve të Vogla të Komisionit për Demokraci (Raundi i Parë)

Në raundin më të fundit të Programit të Granteve të Vogla të Komisionit për Demokraci, 20 organizata të shoqërisë civile u financuan nga një fond prej $ 312.000 për projekte që adresojnë çështje të tilla si anti-korrupsioni dhe transparenca, anti-trafikimi, fuqizimi i gruas, dhuna në familje, angazhimi i të rinjve, të drejtat e pakicave, mbrojtja e mjedisit, si dhe lufta kundër ekstremizmit të dhunshëm.

Komisioni për Demokraci mbështet iniciativat e organizatave jo-qeveritare (OJQ) të angazhuara në ndërtimin e themeleve sociale dhe intelektuale të demokracisë, zgjidhjen demokratike të problemeve, forcimin e aktiviteteve monitoruese të shoqërisë civile, si dhe institucionalizimin e proceseve politike të hapura e pluraliste.

Organizatat që u financuan përfshijnë:

Organizata: Tjetër Vizion
Projekti: Giving Power to empower

Organizata: Qendra për Nisma Ligjore Qytetare
Projekti: Rritja e aksesit të viktimave të dhunës në familje në sistemin e drejtësisë për një zbatim më të mirë the vendimeve gjyqësore.

Organizata: Forumi i Mendimit të Lirë
Projekti: Monitorimi i Bashkive për përmbushjen e premtimeve elektorale, dhe rritja e pjesmarrjes qytetare në qeverisje dhe llogaridhënie nëpërmjet medias sociale.

Organizata: Pink Embassy / LGBT Pro Albania
Projekti: Të luftojme kundër ngacmimeve (bulling) homofobike në shkollat shqiptare

Organizata: Instituti Shqiptar i Shkencave (AIS)
Projekti: Prokurimet në Sektorin e Shëndetit Publik për 2016

Organizata: Qendra Streha
Projekti: Avokimi për ofrimin e shërbimeve sociale nga organizatat e shoqërisë civile në Shqipëri

Organizata: Qendra Shqiptare për Popullsinë dhe Zhvillimin
Projekti: Rritja e angazhimit të komunitetit Rom dhe Egjyptian për t’i dhënë zë nevojave të tyre

Organizata: Balkan Youth Link – Albania (BYL-A)
Projekti: Model NATO 2016

Organizata: Ndryshëm & Të Barabartë
Projekti: Fuqizimi i të rinjve në rrezik për të zhvilluar fushata anit-trafikim

Organizata: Qendra EDEN
Projekti: Jetesa e qëndrueshme drejt startup-ve miqësorë me mjedisin

Organizata: Agjencia për Zhvillim Rajonal Korçë
Projekti: Unë jam e pavarur

Organizata: Res Publica
Projekti: Përmirësimi aksesit në informacionin zyrtar të gazetarëve investigative

Organizata: Gruaja për Gruan
Projekti: Përgjigja e koordinuar ndaj dhunës me bazë gjinore

Organizata: Instituti Shqiptar për Studime Ndërkombëtare
Projekti: Demokracia dhe politika në Shqipëri: duke kërkuar përfaqësim të vërtetë cilësor

Organizata: Ndihmoni Jetën
Projekti: Our voices count

Organizata: Fondacioni RINI Albania
Projekti: Ndërtimi i një kulture të pajtueshmërisë me Ligjin Kundër Diskriminimit në Shqipëri

Organizata: Qendra Shërbimi Ligjor Falas
Projekti: Lehtësimi i shërbimeve ligjore në nivel lokal përmes rrjetit bashkëpunues

Organizata: Qendra Psiko Sociale “Vatra”
Projekti: Rritja e nivelit të informacionit e të rinjve dhe ndërtimi i kapaciteteve të strukturave vendore për identifikimin, referimin dhe mbrojtjen e viktimave të trafikimit / viktimave të mundshme të trafikimit

Organizata: Instituti i Kërkimeve e Studimeve Gender
Projekti: Nënat mund ta sfidojnë ekstremizmin e dhunshëm

Organizata: Agjencia e Zhvillimit Rajonal Lezhë
Projekti: YouAct