Flag

An official website of the United States government

Programi Fulbright për Studiues të Huaj 2024 – 2025
8 MINUTA LEXUAR
20 Prill, 2023

Programi Fulbright për Studiues të Huaj 2024 – 2025

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë pranon aplikime për vitin akademik 2024 – 2025 për Programin Fulbright për Studiues të Huaj. Programi Fulbright për Studiues të Huaj është një program post-doktoral që zgjat tre deri në gjashtë muaj (vendimi perfundimtar merret nga Ambasada), dhe u jep mundësi studiuesve të rinj apo me më shumë përvojë, lektorëve të universitetit dhe ekspertëve nga institucione akademike dhe kërkimi, të bëjnë kërkime dhe/ose të japin mësim në një universitet në Bursat ofrohen në bazë të një procesi të hapur konkurimi dhe meritës.

Fushat e Studimit

Aplikimet janë të hapura për të gjitha fushat e studimit. Ju lutemi përzgjidhni me kujdes disiplinën e duhur dhe fushën primare të specializimit nga lista që ofrohet në formularin e aplikimit.

Shënim: Sipas rregullave të vizës J-1, aplikantët e interesuar në fushat e studimit si mjekësi, infermieri, stomatologji, veterinari, farmaci apo programe të tjera klinike, duhet të dinë se kontakti i drejt për drejtë me pacientët, duke përfshirë edhe kafshët, nuk lejohet, dhe si rezultat pjesëmarrja në orët akademike dhe/ose aktivitete të tjera programatike në institucionet respektive në Shtetet e Bashkuara mund të jetë e kufizuar.

Kohëzgjatja e grantit

Bursat zakonisht zgjasin tre deri në gjashtë muaj,  muaj në një universitet në Shtetet e Bashkuara, në varësi të fondeve në dispozicion. Kandidatët janë të detyruar të kthehen në Shqipëri për të paktën dy (2) vjet në përfundim të programit. Pjesëtarë të familjes mund të lejohen të shoqërojnë kandidatin sipas rastit dhe plotësimit të kritereve. Edhe familjarët duhet të përmbushin detyrimin e kthimit të Shqipëri për të paktën 2 vjet. 

Kërkesat për Kualifikim

  • Aplikantët duhet të jenë qytetarë të Republikës së Shqipërisë
  • Aplikantët duhet të kenë gradën Doktor në fushën e tyre të studimit
  • Aplikantët duhet të kenë të paktën pesë vjet përvojë mësimdhënie dhe/ose kërkimore në një universitet shqiptar ose institucion tjetër kërkimor
  • Aplikantët duhet të kenë një nivel të mirë të gjuhës angleze të folur dhe të shkruar (ekuivalente të nivelit B2; rezultatet e provimit të TOEFL nuk janë të detyrueshme në momentine aplikimit)
  • Aplikantët duhet të kuailifikohen për të marrë vizë J-1
  • Aplikantët duhet të kenë rekorde të mira shëndetësore

SHËNIM: Individët që përfshihen në një nga kategoritë e mëposhtme: qytetarët amerikanë, rezidentët e përhershëm (mbajtës të Green Card), familjarë të afërt të punonjësve të Ambasadës së ShBA, përfitues të bursës Fulbright në pesë vitet e fundit, studentë që janë të regjistruar apo ndjekin programe studimi në Shtetet e Bashkuara ose me përvojë studimi të mëparshme për më shumë se një vit në Shtetet e Bashkuara, individë të punësuar në Shtetet e Bashkuara, personat e martuar me qytetarë amerikanë, persona që kanë aplikuar të emigrojnë ose persona që kanë kërkuar azil në një vend tjetër nuk kualifikohen për të aplikuar për programin Fulbright.

Dispozitat Financiare

Bursa e programit Fulbright ofron pagesë mujore për jetesë, shpenzimet për programe profesionale, udhëtim vajtje ardhje në institucionin pritës. Fonde të tjera shtesë vihen në dispozicion për aktivitete profesionale si udhëtime apo pjesëmarrje në konferenca. Bursa e programit Fulbright nuk rinovohet.

Procedura e Aplikimit

Të gjithë aplikantët e interesuar duhet të plotësojnë online formularin Fulbright për Studiues të Huaj. Klikoni https://apply.iie.org/fvsp2024/ ) Fulbright Scholar Program 2024). Për formën e aplikimit online, krijoni një llogari, dhe më pas hyni në llogarinë tuaj për të filluar aplikimin. Dërgoni aplikimin e plotë në formë elektronike dhe kopjet e skanuara të të gjithë dokumentave të kërkuar jo më vonë se data 15 korrik 2023. Të gjitha dokumentat e kërkuara duhet të dërgohen online në mënyrë që aplikimi të merret në shqyrtim.

Aplikimi i plotë përfshin:

  • Formularin e aplikimit (të gjeneruar nga sistemi Embark duke përfshrë edhe dokumnetat bashkëngjitur në sistem)
  • Përshkrim të detajuar të studimit të propozuar (3-5 faqe)
  • CV të detajuar
  • Tri letra reference
  • Kopje të faqes biografike të pasaportës
  • Kopje të përkthyera të diplomave dhe certifikatave të notave (të studimeve universitare, Master dhe Doktoraturë)
  • Çertifikata të tjera (që lidhen me fushën e studimit)
  • Letër nga punëdhënësi që konfirmon punësimin
  • Letër ftesë apo pranimi nga një institucion në ShBA (preferohet por nuk është e domosdoshme)

Për informacion të mëtejshëm kontaktoni: Zyra e Marrëdhënieve me Publikun, Ambasada Amerikane, Tiranë Tel: 04 224-7285, ose email CultureandEducationTirana@state.gov

Kujdes: Aplikimet që do të dërgohen pas datës 15 korrik 2023 dhe aplikimet që do të dërgohen si Google Docs ose nëpërmjet We Tranfer nuk do të merren në shqyrtim.