Programi Folësi i Ambasadës Viziton Universitetin e New York-ut në Tiranë

Më 5 Shkurti 2014, si pjesë e Programit Folësi i Ambasadës, Gina Underwood e cila me profesion është Psikoterapeutiste dhe Punonjëse Sociale, ishte e ftuar në Universitetin e New York-ut në Tiranë për të folur rreth temës “Manaxhimi i Stresit”. Studentët ishin shumë aktivë gjatë diskutimit duke dhënë komente të vlefshme se cilat janë disa nga shenjat e stresit dhe cilat janë mënyrat e duhura për ta manaxhuar atë. Diskutimi gjithashtu adresoi mënyra se si mund të ndërtohet një ekuilibër I shëndetshëm personal dhe se si mund të ringrihesh mbas çdo vështirësie.