Përmbledhja e Telefonatës së Sekretarit të Mbrojtjes Mattis me Sekretarin e NATO-s Stoltenberg

Zëdhënësi i Pentagonit, Kapiteni Jeff Davis ka dhënë përmbledhjen e mëposhtme:

Sekretari Mattis bisedoi sot në telefon me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg për t’u rilidhur dhe diskutuar rolin kyç që NATO ka në sigurinë transatlantike.

Sekretari, i cili ka shërbyer më parë si Komandanti Suprem i Forcave Aleate për Transformimin në NATO, donte ta bëntë këtë telefonatë që në ditën e tij të parë të punës për të nënvizuar rëndësinë që ai i jep aleancës.

Dy udhëheqësit biseduan rëndësinë e vlerave tona të përbashkëta, ndërsa Sekretari theksoi se kur kërkohen aleatë për të mbrojtur këto vlera, Shtetet e Bashkuara nisin gjithnjë me Europën.

Të dy premtuan se do të vijojnë konsultimet gjatë muajve të ardhshëm dhe mirëpresin takimin e tyre gjatë Ministerialit të Mbrojtjes së NATO-s në shkurt.