Përfaqësuesit e Klubit të Futbollit të të rinjve Shkodranë Vizitojnë Ambasadën

Më 24 Shkurt, përfaqësuesit e klubit të futbollit të të rinjve shkodranë vizituan ambasadën me programin Njihu me Amerikën. Ata u takuan me Zëvëndës Shefen e Zyrës së Marrëdhënieve me Publikun, shefin e trupës së marinsave, zëvëndës Ambasadorin David Muniz dhe Ambasadorin Lu. Grupi u njoh me punën në ambasadë, mundësitë e arsimimit në Shtetet e Bashkuara dhe se si sporti luan një rol kryesor në jetën e të rinjve.