An official website of the United States government
Official websites use .gov
A .gov website belongs to an official government organization in the United States.
Secure .gov websites use HTTPS
A lock (
) or https:// means you’ve safely connected to the .gov website. Share sensitive information only on official, secure websites.
Pagesat bëhen vetëm në momentin e aplikimit në konsullatë me para në dorë (dollarë ose leke), ose me kartë krediti. Paratë që kanë njolla boje nuk do të pranohen. Arkëtari ynë pranon para në dorë dhe karta krediti (Visa, Master Card, American Express, Diners Club, dhe Discover). Çeqet apo urdhëresat Bankare nuk pranohen.
Për më shumë informacion mbi tarifat e pasaportave, vizitoni faqen e internetit të Departamentit Amerikan të Shtetit.
Caktoni Takimin
Procesi dhe Kohëzgjatja
Pasi të caktoni takimin, printoni (shtypni) fletën e konfirmimit. Nëse nuk keni printer, ruajeni diku në celular për t’ia treguar oficerit të sigurisë kur të paraqiteni ditën e caktuar për rinovimin e pasaportës.
Paraqituni pranë sportelit të oficerit të sigurisë të konsullatës dhe i thoni që keni një takim duke treguar fletën e konfirmimit së bashku me një dokument identifiki (preferohet pasaporta Amerikane). Nëse nuk e keni printuar (shtypur) fletën e konfirmimit, mund t’i tregoni imazhin e saj nga celulari; ose nëse nuk e keni ruajtur atë në celular, tregoni pasaportën tuaj. Oficeri i sigurimit do të kontrollojë emrin tuaj në listë dhe do t’ju lejojë të hyni brenda. Nëse emri juaj nuk është në listë, për arsye sigurie oficeri i sigurimit nuk do t’ju lejojë të hyni brenda. Nëse ndodh kjo, dhe ju pretendoni se keni caktuar takim, mund të na shkruani email në adresën acstirana@state.gov, ose kërkoni që të flisni në telefon me një zyrtar konsullor.
Vini re: Pajisjet elektronike (p.sh., tablet apo laptop, biçakë apo gërshërë, etj.) nuk lejohen brenda ndërtesës së Ambasadës; ndërsa celularët mund të vendosen në vendin përkatës brenda vendqëndrimit të oficerit të sigurimit.
Nëse aplikimi miratohet, pasaporta me vlefshmëri të plotë do të prodhohet në SHBA dhe mund të tërhiqet ose dërgohet me postë private pas rreth një ose dy javësh. Ju do të merrni një email ku do të njoftoheni për mbërritjen e pasaportës dhe për mënyrën e tërheqjes së saj. Nëse për ndonjë arsye teknike ju nuk merrni një njoftim brenda kësaj periudhe ju lutemi na shkruani ose paraqituni për të pyetur mbi statusin e pasaportës.
Nëse dëshironi që të dërgojmë pasaportën me postë private, ju lutemi na thoni gjatë paraqitjes së aplikimit. Tarifa për çdo pasaportë është 500 lekë brenda Tiranës dhe 600 lekë jashtë Tiranës. Pagesa nuk mblidhet nga zyra jonë dhe bëhet kur të tërhiqni pasaportën në zyrat e caktuara të Albanian Courier. (Vini re se pasaportat nuk dërgohen në adresën tuaj por në pikën e caktuar nga Albanian Courier në qytetin tuaj. Punonjësit e Albanian Courier do t’ju njoftojnë se ku dhe kur do të tërhiqni pasaportën tuaj. Zakonish brenda 48 orëve nga data e marrjes së pasaportën nga zyra jonë.)
Nëse keni pyetje rreth pasaportave, përgjigjen e të cilave nuk e gjeni në faqen tonë të internetit, ju lutemi na kontaktoni me email në ACSTirana@state.gov.
Nëse keni nevojë për akomodim të ndryshëm për takimin tuaj, ne ju nxisim të kërkoni vendstrehimin tuaj menjëherë pasi të caktoni takimin tuaj. Ne bëjmë çdo përpjekje për të siguruar akomodim për personat me aftësi të kufizuara dhe kushte mjekësore. Akomodimet e arsyeshme ndryshojnë, në varësi të situatës dhe nevojave të personit.
Nëse nuk jeni në gjendje të jepni shenjat e gishtërinjve për shkak të një gjendjeje mjekësore, duke përfshirë defektet e lindjes, deformimet fizike, kushtet e lëkurës, mund të kualifikoheni për heqjen e gjurmëve të gishtave për gishta të caktuar.
Salla e pritjes së Seksionit Konsullor dhe tualeti i saj janë të aksesueshme nga karriget me rrota.
Ju lutemi telefononi:: +355-4224-7285
Jashtë Orareve Zyrtare të Punës, kontaktoni: +355-4224-7285
Jashtë [vendit]: +355-4224-7285
Kontakte Emergjence - Të Gjitha Vendndodhjet Merrni Rrëmbim Ndërkombëtar i Fëmijës nga Prindi Arrestimi i një Shtetasi të SHBA Death of a U.S. Citizen Viktimat e Krimeve Ndihmë Financiare Emergjente