Sekretari i Shteteve të Bashkuara

Mike Pompeo u betua si Sekretar i Shtetit më 26 prill 2018. Ai më parë ka shërbyer si Drejtor i Agjensisë Qendrore të Inteligjencës, nga janari i 2017-ës deri në prill të 2018-ës.

Përpara se të bashkohej me administratën Trump, Z. Pompeo shërbente në mandatin e tij të katërt si kongresmen nga distrikti 4 i Kanzasit. Shërbeu në Komitetin e Inteligjencës së Dhomës së Përfaqësuesve, si dhe në Komitetin e Energjisë dhe Tregtisë, dhe në Komitetin e Posaçëm të Dhomës së Përfaqësuesve për Bengazin.

Përpara shërbimit në Kongres, Z. Pompeo themeloi Thayer Aerospace, ku shërbeu si CEO për më shumë se një dekadë. Më pas ai u bë president i Sentry International, një kompani për prodhimin, shpërndarjen dhe shërbimin e pajisjeve të fushave naftëmbajtëse.

Z. Pompeo u diplomua me notat më të larta në klasën e tij në Akademinë Ushtarake të Shteteve të Bashkuara në Uest Point në 1986 dhe shërbeu si oficer kalorësie në patrullimin e Perdes së Hekurt përpara rënies së Murit të Berlinit. Ai shërbeu gjithashtu edhe në skuadrën e 2-të të kavalerisë së 7-të në Divizionin e Katërt të Këmbësorisë së Ushtrisë AMerikane.

Pas largimit nga ushtria, Z. Pompeo u diplomua në shkollën e juridikut në Harvard, ku ishte edhe redaktori i revistës Harvard Law Review.

Z. Pompeo u lind më 30 dhjetor, 1963 në Orinxh, Kaliforni. Është i martuar me Susan Pompeo dhe ka një djalë, Nick.