Zëvendës Shefi i Misionit David Muniz

Zëvendës Shefi i Misionit David Muniz ka shërbyer për 15 vite në Departamentin e Shtetit. Përpara se të mbërrinte në Tiranë në muajin korrik 2015, ai ka shërbyer si Zëvendës Drejtor i Zyrës së Çështjeve Skandinave dhe Baltike në Byronë e Çështjeve Europiane dhe Euro-Aziatike.  Pozicionet e mëparshme kanë përfshirë  punën si Zëvendësi Kryesor Zyrtar dhe Shef i Seksionit Politik në Konsullatën e SHBA-së në Kirkuk, Irak, Zëvendës Shef i Misionit në detyrë dhe Shef i Seksionit Politik dhe Ekonomik në Ambasadën e SHBA-së në Podgoricë, Mali i Zi, dhe Zyrtar Politik në Ambasadën e SHBA-së në Prishtinë, Kosovë.  Ai ka shërbyer gjithashtu në Kuala Lumpur, Malajzi dhe Jekaterinburg, Rusi.   Z. Muniz flet shqip, serbo-kroatisht dhe rusisht.

Z. Muniz i kreu studimet pasuniversitare në Shkollën e Drejtësisë së Universitetit të Xhorxhas. Ai ka marrë diplomë universitare për Histori dhe Shkenca Politike prej Universitetit James Madison në Harrisonburg, Virxhinia.

Atij i janë akorduar disa çmime nga Departamenti i Shtetit, përshirë disa Çmime të Larta Nderi dhe Çmime Merite.

Ai shoqërohet në Tiranë nga bashkëshortja e tij Oksana Muniz, vajza e tij,  Madeleine, dhe djali i tij, Zachary.