“Ora e Kodimit “ Shkon në Shkollën 9-vjeçare “Fan Noli”

Ambasada Amerikane në Shqipëri iu bashkua nismës së Fondacionit EDS në promovimin e “Orës së Kodimit”. Kjo iniciativë do t’u japë mundësinë nxënësve dhe studentëve Shqiptarë të mësojnë shkencat kompjuterike. Specialisiti i Menaxhimit të Informacionit në Ambasadën Amerikane, Z. Michael McCord vizitoi shkollën 9-vjeçare Fan Noli në Tiranë dhe u mësoi se çfarë është kodimi nxënësve të kësaj shkolle. Z. McCord u shpjegoi nxënësve gjërat bazë të kodimit dhe teorisë së shkencave kompjuterike dhe u bëri shumë pyetje nxënësve të pranishëm. Së bashku ata bënë një video lojë dhe analizuan çdo komponentë të lojës , në mënyrë që nxënësit të mësonin se si të ndërtonin vetë lojërat e tyre. Z. McCord thotë se shpresoj shumë që kjo inisiativë të zgjojë interes te disa fëmijë dhe ato t’i shikojnë shkencat kompjuterike si karrierën e tyre të arrdhshme