Flag

An official website of the United States government

Raporte Zyrtare
21 MINUTA LEXUAR

Më shumë informacion mbi Shqipërinë mund të gjeni duke klikuar në faqen e Departamentit të Shtetit.

  • Raporti për të Drejtat e Njeriut 2022 – Shqipëria (WORD DOC 74 KB)
    Republika e Shqipërisë është demokraci parlamentare. Kushtetuta ia njeh autoritetin legjislativ parlamentit me një dhomë (Kuvendit), i cili zgjedh si kryeministrin ashtu edhe presidentin. Kryeministri drejton qeverinë, ndërsa presidenti ka pushtet ekzekutiv të kufizuar. Vëzhguesit i vlerësuan zgjedhjet e fundit parlamentare, të mbajtura në prill të vitit 2021, si të mirëorganizuara dhe si zgjedhje që u dhanë votuesve mundësi zgjedhjeje mes kandidatësh të cilët bënë fushatë lirisht.  
  • Raporti për të Drejtat e Njeriut 2021 – Shqipëria (WORD DOC 181 KB)
    Republika e Shqipërisë është demokraci parlamentare. Kushtetuta ia njeh autoritetin legjislativ parlamentit me një dhomë (Kuvendit), i cili zgjedh si kryeministrin ashtu edhe presidentin. Kryeministri drejton qeverinë, ndërsa presidenti ka pushtet ekzekutiv të kufizuar. Në 25 prill, vendi zhvilloi zgjedhje parlamentare. Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë (OSBE) raportoi se zgjedhjet ishin në përgjithësi të organizuara mirë, votuesit patën zgjedhje mes kandidatëve të cilët mundën të bënin fushatë lirisht dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i përballoi mjaftueshëm detyrimet që kishte. Megjithatë, raporti i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë theksoi disa mangësi, përshirë blerjen e votave, rrjedhjen e të dhënave të ndjeshme personale dhe avantazhin e konsiderueshëm të fituar nga partia në pushtet për shkak të të qenit në pushtet.
  • Raporti për të Drejtat e Njeriut 2020 – Shqipëria (WORD DOC 60 KB)
    Republika e Shqipërisë është demokraci parlamentare. Kushtetuta ia njeh autoritetin legjislativ parlamentit me një dhomë (Kuvendit), i cili zgjedh si kryeministrin ashtu edhe presidentin. Kryeministri drejton qeverinë, ndërsa presidenti ka pushtet ekzekutiv të kufizuar. Në vitin 2017, vendi zhvilloi zgjedhje parlamentare. Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë (OSBE) raportoi se zgjedhjet respektuan liritë themelore por u njollosën nga pretendime për blerje votash dhe trysni të ushtruar ndaj votuesve. Zgjedhjet vendore u zhvilluan në qershor të vitit 2019, por partia kryesore e opozitës dhe parti të tjera i bojkotuan ato, duke akuzuar qeverinë për mashtrim zgjedhor. Misioni i organizatës për vëzhgim të zgjedhjeve vendore raportoi se si rrjedhojë e bojkotit, votuesit nuk patën zgjedhje kuptimplota mes mundësive politike të ofruara megjithëse votimet “u kryen në mënyrë përgjithësisht paqësore dhe të rregullt.” Organizata identifikoi pretendime të besueshme për blerje votash si edhe presion ndaj votuesve si nga partia në pushtet ashtu edhe nga partitë e opozitës.
  • Raporti për të Drejtat e Njeriut 2019 – Shqipëria (WORD DOC 43 KB)
    Republika e Shqipërisë është demokraci parlamentare. Kushtetuta ia njeh autoritetin ligjor parlamentit me një dhomë (Kuvendit), i cili zgjedh si kryeministrin ashtu edhe presidentin. Kryeministri kryeson qeverinë, ndërsa presidenti ka pushtet ekzekutiv të kufizuar. Në vitin 2017 vendi zhvilloi zgjedhje parlamentare. Organizata për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Europë (OSBE) raportoi se zgjedhjet respektuan liritë themelore por u njollosën nga pretendime për blerje votash dhe presion të ushtruar ndaj votuesve. Zgjedhjet vendore u zhvilluan në 30 qershor por disa parti të opozitës bojkotuan zgjedhjet duke akuzuar qeverinë për mashtrim zgjedhor. Misioni i OSBE-së për vëzhgimin e zgjedhjeve vendore raportoi se, megjithëse votimet “u kryen përgjithësisht në mënyrë paqësore dhe të rregullt”, votuesit nuk patën zgjedhje të qenësishme mes mundësive politike të ofruara, dhe se pati pretendime të besueshme për blerje votash si edhe presion ndaj votuesve si nga partitë në drejtim ashtu edhe nga partitë e opozitës.
  • Raporti për të Drejtat e Njeriut 2018 – Shqipëria (PDF 191 KB)
    Republika e Shqipërisë është një demokraci parlamentare. Kushtetuta ia vesh autoritetin legjislativ parlamentit (Kuvendit) me një dhomë, i cili zgjedh si kryeministrin ashtu edhe presidentin. Kryeministri drejton qeverinë, ndërkohë që presidenti ka pushtet të kufizuar ekzekutiv. Në qershor 2017, vendi zhvilloi zgjedhje parlamentare. Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë (OSBE) raportoi se zgjedhjet respektuan liritë themelore, por u njollosën nga pretendime për blerje votash dhe presion mbi votuesit.
  • Raporti mbi Trafikimin e Personave 2019 – Shqipëria (PDF 125 KB)
    Qeveria e Shqipërisë nuk i përmbush plotësisht standardet minimale për eliminimin e trafikimit; megjithatë, është duke bërë përpjekje domethënëse për ta arritur këtë. Qeveria demonstroi përpjekje në rritje krahasuar me periudhën e mëparshme të raportimit; për pasojë, Shqipëria mbeti në Grupin 2. Këto përpjekje përfshinë përditësimin e procedurave standarde të veprimit (PSV) për identifikimin dhe referimin e viktimave, alokimin e fondeve për koordinatorët e viktimave në çdo prokurori duke filluar nga viti 2019 dhe institucionalizimin e trajnimit për trafikimin brenda Policisë Kufitare dhe Migracionit (PKM). Gjithashtu, Qeveria dyfishoi buxhetin për Zyrën e Koordinatorit Kombëtar Anti-Trafikim (ZKKA) dhe miratoi planin kombëtar të veprimit për vitet 2018-2020. Megjithatë, qeveria nuk përmbushi standardet minimale në një numër fushash kyçe. Qeveria vazhdoi të hetojë, të ndjekë penalisht dhe të dënojë më pak raste, duke çuar në nivelin më të ulët të veprimeve të raportuara ligj-zbatuese në katër vite. Përveç kësaj, qeverisë i munguan përpjekjet të identifikimit dhe ligjzbatimit proaktiv, në veçanti, nuk mori pjesë në mënyrë të vazhdueshme në njësitë e lëvizshme të identifikimit të viktimave apo nuk kontrolloi në mënyrë të vazhdueshme popullatat e cenueshme. Qeveria vazhdoi të vononte financimin për strehëzat e OJF-ve dhe nuk aplikoi qasje konsistente të fokusuara tek viktima gjatë hetimeve dhe ndjekjeve penale.
  • Raporti mbi Trafikimin e Personave 2018 – Shqipëria (PDF 135 KB)
    Qeveria e Shqipërisë nuk i përmbush plotësisht standardet minimale për eliminimin e trafikimit; megjithatë, është duke bërë përpjekje domethënëse për ta arritur këtë. Qeveria demonstroi përpjekje në rritje krahasuar me periudhën e mëparshme të raportimit; për pasojë, Shqipëria mbeti në Grupin 2. Qeveria rriti financimet për mbrojtjen e viktimave dhe identifikoi dhe ndihmoi më shumë viktima.
  • Raporti Ndërkombëtar për Lirinë e Fesë 2017 – Shqipëria (PDF 149 KB)
    Kushtetuta garanton lirinë e ndërgjegjes dhe fesë. Ajo përcakton se nuk ka fe zyrtare, shteti është asnjanës në çështjet e besimit, njeh barazinë dhe pavarësinë e grupeve fetare, dhe ndalon diskriminimin bazuar në besimin fetar. Qeveria ka patur marrëveshje me komunitetet myslimane sunit dhe bektashiane, me kishat katolike dhe ortodokse, me vëllazërinë ungjillore të Shqipërisë (VUSH), një organizatë protestante ombrellë, në lidhje me njohjen, kthimin e pronave dhe marrëveshje të tjera.
  • Raporti për të Drejtat e Njeriut 2017 – Shqipëria (PDF 579 KB)
    Republika e Shqipërisë është një demokraci parlamentare. Kushtetuta ia jep autoritetin legjislativ parlamentit (kuvendit) me një dhomë, i cili zgjedh si kryeministrin ashtu edhe presidentin. Kryeministri drejton qeverinë, ndërkohë që presidenti ka pushtet të kufizuar ekzekutiv. Më 25 qershor, vendi zhvilloi zgjedhje parlamentare. Organizata për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Europë (OSBE) raportoi se zgjedhjet respektuan liritë themelore, por u ndikuan negativisht nga pretendimet për blerje votash dhe presion ndaj votuesve.
  • Raporti Ndërkombëtar për Lirinë e Fesë 2016 – Shqipëria (PDF 108 KB)
    Kushtetuta garanton lirinë e ndërgjegjes dhe fesë. Ajo përcakton se nuk ka fe zyrtare, shteti është asnjanës në çështjet e besimit, njeh barazinë dhe pavarësinë e grupeve fetare, dhe ndalon diskriminimin. Qeveria ka patur marrëveshje me komunitetet mysliman suni dhe bektashi, me kishat katolike dhe ortodokse, me vëllazërinë ungjillore të Shqipërisë (VUSH), një organizatë protestante ombrellë, në lidhje me njohjen, kthimin e pronave dhe marrëveshje të tjera.
  • Raporti mbi Trafikimin e Personave 2016 – Shqipëria (PDF 150 KB)
    Qeveria e Shqipërisë nuk përmbush plotësisht standardet minimale për eliminimin e trafikimit; megjithatë, po bën përpjekje domethënëse për ta bërë këtë. Qeveria demonstroi përpjekje në rritje krahasuar me periudhën e mëparshme të raprotimit; për pasojë, Shqipëria mbeti në Grupin 2. Qeveria demonstroi përpjekje në rritje duke ndjekur penalisht dhe dënuar më shumë trafikantë dhe duke përdorur për herë të parë “fondin e posaçëm” të saj për mbrojtjen e viktimave nga asetet e kapura prej trafikantëve. Qeveria rriti financimin për Zyrën e Koordinatorit Kombëtar Anti-Trafikim (ZKKA) dhe rregullisht mblodhi aktorët e mekanizmit kombëtar të referimit dhe komitetit anti-trafikim. Megjithatë, qeveria nuk arriti të përmbushte standardet minimale në disa fusha kyçe. Policia vazhdoi të pasqyronte të kuptuar të kufizuar të trafikimit njerëzor dhe dështoi në disa raste të identifikonte viktimat e trafikimit mes individëve të përfshirë në prostitucion të detyruar apo si shërbëtorë shtëpie. Qeveria hetoi dy viktima dhe dënoi një viktimë për akte të jashtëligjshme kryer si rezultat i nënshtrimit ndaj trafikimit, edhe pse ligji përjashton viktimat nga ndëshkimi për krime të kryera si rezultat i shfrytëzimit të tyre.
  • Raporti për të Drejtat e Njeriut 2016 – Shqipëria (PDF 204 KB)
    Republika e Shqipërisë është demokraci parlamentare. Kushtetuta ia njeh autoritetin ligjor pralamentit me një dhomë (Kuvendit), i cili zgjedh si kryeministrin ashtu edhe presidentin. Kryeministri kryeson qeverinë, ndërsa presidenti zotëron pushtet të kufizuar ekzekutiv. Në qershor 2015 vendi zhvilloi zgjedhje lokale për kryetarë bashkie dhe këshilla bashkiakë. Organizata për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Europë (OSBE) e vlerësoi ditën e zgjedhjeve përgjithësisht pozitivisht por vuri re disa parregullsi proceduriale. Në vitin 2013, vendi zhvilloi zgjedhje parlamentare të cilat sipas raportimit të OSBE-së ishin konkurruese dhe respektuan liritë themelore, por u zhvilluan në atmosferë mosbesimi e cila ndikoi gjithë mjedisin zgjedhor. Autoritetet civile mbajtën nën kontroll efektshëm forcat e sigurisë. Problemet më serioze në lidhje me të drejtat e njeriut ishin korrupsioni i përhapur në të gjitha nivelet e qeverisjes, në veçanti brenda sistemit gjyqësor dhe sistemit të shëndetësisë, dhuna në familje dhe diskriminimi i grave.
  • Raporti mbi Trafikimin e Personave 2016 – Shqipëria (PDF 227 KB)
    Organizatat joqeveritare raportojnë rritje të numrit të fëmijëve shqiptarë të cilët i nënshtrohen punës së detyruar në Kosovë dhe në Mbretërinë e Bashkuar. Gra dhe vajza shqiptare i nënshtrohen trafikimit për shfrytëzim seksual ose punës së detyruar pas martesave me mblesëri në Shqipëri dhe jashtë vendit. Në vitet e mëparshme disa shtetase të huaja nga vende evropiane i janë nënshtruar trafikimit për qëllime shfrytëzimi seksual në Shqipëri.
  • Raporti për të Drejtat e Njeriut 2015 – Shqipëria (PDF 339 KB)
    Në qershor vendi zhvilloi zgjedhje lokale për kryetarë bashkie dhe këshilla bashkiakë. Organizata për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Evropë (OSBE) e vlerësoi ditën e zgjedhjeve përgjithësisht pozitivisht por vuri re disa parregullsi proceduriale. Ajo vërejti se ndonëse kuadri ligjor “mund të kishte siguruar bazën për zgjedhje demokratike,” partitë kryesore “keqpërdorën pushtetet dhe përgjegjësitë e tyre të gjera brenda administratës së zgjedhjeve dhe nuk patën vullnetin politik të zbatonin kuadrin ligjor në mënyrë të efektshme.”
  • Raporti Ndërkombëtar për Lirinë e Fesë 2015 – Shqipëria (PDF 97 KB)
    Qeveria ka patur marrëveshje me pesë grupe fetare që drejtonin marrëdhëniet e saj me këto grupe siç përcaktohet në kushtetutë. Qeveria u dha fonde katër prej këtyre grupeve. Grupet fetare raportuan përparim të dobët nga qeveria në më shumë se 1000 pretendimet e prapambetura për dëmshpërblim ose kthim të pronës së konfiskuar gjatë periudhës së komunizmit. Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë shprehu zemërim në lidhje me shkatërrimin nga autoritetet lokale të një ndërtese për të cilën ajo tha se ishte kishë.
  • Raporti për të Drejtat e Njeriut 2014 – Shqipëria (PDF 171 KB)
    Problemet më domethënëse të të drejtave të njeriut ishin korrupsioni i përhapur në të gjitha degët e qeverisjes, sidomos brenda sistemeve të gjyqësorit dhe kujdesit shëndetësor, si dhe dhuna në familje dhe diskriminimi kundër grave. Probleme të tjera të të drejtave të njeriut përfshinë rrahjen ose keqtrajtimet nga policia gjatë ndalimit dhe marrjes në pyetje, hera-herës për të nxjerrë rrëfime; ndalimet me raste të zgjatura të policisë pa pasur akuza; kushtet nën standarde të burgjeve; si dhe një gjyqësor joeficient të prekur nga trysnia politike dhe korrupsioni.
  • Raporti për Lirinë Ndërkombëtare të Fesë 2014 – Shqipëria (PDF 76 KB)
    Kushtetuta dhe ligje e politika të tjera e mbrojnë lirinë e fesë dhe, në praktikë, qeveria përgjithësisht e ka respektuar lirinë e fesë. Qeveria përparoi pak në shqyrtimin e pretendimeve nga grupet fetare për kthimin ose kompensimin e pronave të shtetëzuara gjatë periudhës së mëparshme komuniste dhe shumë prej këtyre pretendimeve për pronën mbetën të pazgjidhura.
  • Raporti mbi Trafikimin e Personave 2014 – Shqipëria (PDF 87 KB)
    Grupe kriminale rekrutojnë me anë të mashtrimit femra me oferta për punësim si kamariere, banakiere, kërcimtare, apo këngëtare në vendet fqinje, specifikisht në Kosovë, Greqi dhe Maqedoni dhe i nënshtrojnë ato ndaj trafikimit për qëllime të shfrytëzimit seksual. Viktima nga Filipinet dhe Shqipëria iu nënshtruan punës së detyruar në Shqipëri. Ka një problem në rritje me fëmijët shqiptarë, shpesh të etnisë rome, që i nënshtrohen lypjes së detyruar dhe forma të tjera pune në Greqi, Kosovë dhe brenda Shqipërisë.
  • Raporti për të Drejtat e Njeriut 2013 – Shqipëria (PDF 186 KB)
    Më 23 qershor vendi zhvilloi zgjedhjet parlamentare, të cilat Zyra për Institucionet Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODIHR) e Organizatës për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Europë (OSBE) i përcaktoi si konkurruese dhe në përputhje me të drejtat themelore, por të zhvilluara në një atmosferë mosbesimi e cila ndikoi mjedisin zgjedhor. Forcat e sigurisë u raportuan autoriteteve civile. Forcat e sigurisë shkaktuan abuzime me të drejtat e njeriut.
  • Raporti mbi Trafikimin e Personave 2013 – Shqipëria (PDF 88 KB)
    Qeveria e Shqipërisë nuk i përmbush plotësisht kushtet minimale për eliminimin e trafikimit; megjithatë, kjo qeveri po merr masa të konsiderueshme për ta bërë këtë. Pavarësisht këtyre përpjekjeve, qeveria nuk mundi të paraqiste prova për shtimin e përpjekjeve në shqyrtimin e trafikimit të qenieve njerëzore gjatë periudhës së mëparshme të mbuluar nga raporti; si rrjedhojë, Shqipëria vendoset në Listën e Vëzhgimit ‘Grupi 2’. Qeveria ka financuar në masa modeste strehat e OJQ-ve të cilat ofronin shërbime për viktimat e trafikimit dhe raportohet se gjyqtarët kanë përdorur qasje me orientim ndaj viktimave gjatë proceseve gjyqësore.
  • Raporti për Lirinë Ndërkombëtare të Fesë 2013 – Shqipëria (PDF 74 KB)
    Zyrtarë të ambasadës amerikane patën takime rregullisht me drejtues të qeverisë dhe grupeve fetare për të diskutuar rreth çështjeve që lidhen me lirinë e fesë të ngritura nga shtetasit, media dhe grupet fetare, përfshirë çështje si rëndësia e rikthimit të pronës fetare konfiskuar gjatë periudhës së komunizmit. Ambasada amerikane organizoi aktivitete për nxitjen e lirisë së fesë, si për shembull iftarin e përvitshëm dhe vizita në medrese dhe institucione të tjera arsimore. Zyrtarët amerikanë vizituan kisha, xhami dhe vende të tjera fetare gjatë vitit.
  • Raporti për Lirinë Ndërkombëtare të Fesë 2012 – Shqipëria (PDF 84 KB)
    Nuk pati raportime për abuzim apo diskriminim nga shoqëria mbi bazën e përkatësisë fetare, besimit, apo praktikës fetare. Zyrtarë të ambasadës së SHBA u takuan rregullisht me udhëheqës të qeverisë dhe ata fetarë për të diskutuar çështje të lirisë së fesë ngritur nga qytetarë, media dhe grupet fetare, përfshi rëndësinë e rikthimit të pronave fetare të konfiskuara gjatë kohës së komunizmit. Ambasada organizoi aktivitete për të promovuar lirinë e fesë, si për shembull iftare, tryeza të rrumbullakëta mbi lirinë e fesë, si dhe dialogun mes besimeve.
  • Raporti për të Drejtat e Njeriut 2012 – Shqipëria (PDF 195 KB)
    Korrupsioni i kudogjendur në të gjitha degët e qeverisjes, e sidomos në sistemin e drejtësisë, mbeti një problem serioz. Axhenda e reformave, në veçanti lufta kundër korrupsionit, faktikisht ngeci teksa partitë politike e zhvendosën vëmendjen e tyre tek zgjedhjet kombëtare të vitit 2013. Institucione shtetërore thellësisht partiake, përfshirë Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, minuan të drejtat e qytetarëve për të sfiduar drejtpërdrejt ligjet dhe për të marrë pjesë plotësisht në qeverisjen e tyre. Konsolidimi i vazhdueshem i pushtetit në duart e partisë në pushtet gërryejti më tej besimin publik në pavarësinë e institucioneve te vendit.
  • Raporti mbi Trafikimin e Personave 2012 – Shqipëria (PDF 83 KB)
    Qeveria e Shqipërisë nuk i përmbush plotësisht standardet minimale për zhdukjen e trafikimit. Megjithatë, po bëhen përpjekje domethënëse për ta realizuar këtë gjë. Gjatë vitit qeveria rriti kapacitetet për të identifikuar paraprakisht viktimat e trafikimit, përdori programin e mbrojtjes së dëshmitarëve për të mbrojtur viktimat e trafikimit dhe siguroi fonde afatshkurtra për OJQ-të me qëllim mbrojtjen e viktimave. Megjithatë, mungesa e përgjithshme e fondeve të qëndrueshme për OJQ-të kundër trafikimit të personave çoi në mbylljen e përkohshme të një qendre rehabilitimi gjatë vitit, duke krijuar kështu një ndikim negativ në ndihmesën e viktimave. Për më tepër, korrupsioni i përhapur, në veçanti në sektorin gjyqësor, vazhdoi të pengonte përpjekjet e përgjithshme kundër trafikimit.