Nxënësit nga Shkolla Jordan Misja Takojnë Amerikën

Më 14 dhjetor, një grup nxënësish nga shkolla e mesme Jordan Misja në Tiranë vizituan Ambasadën. Nxënësit u takuan me disa nga zyrtarët e Ambasadës, të cilët janë edhe muzikantë, dhe biseduan me ta mbi mundësitë e arsimit dhe profesionale në këtë fushë. Ata u takuan gjithashtu edhe me Zv. Ambasadorin David Muniz dhe biseduan mbi misionin e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, politikën e jashtme, si dhe mundësitë për të rinjtë në Shqipëri.