Nxënësit nga Këndi Amerikan i Vlorës Njihen me Amerikën

Më 16 dhjetor, anëtarët e Këndit Amerikan të Vlorës vizituan Ambasadën. Ata u takuan me komandantin e marinsave të Ambasadës dhe dy nga marinsat tanë të rinj, të sapoardhur. Ata mësuan për punën që duhet të bësh për tu bërë marins dhe se si është jeta për ta jashtë shtetit.