Nxënësit e Vlorës Njihen me Amerikën

Më 4 dhjetor, një grup nxënësish nga shkollat e mesme të Vlorës erdhën në Tiranë për të vizituar Ambasadën. Nxënësit u takuan me disa nga zyrtarët Amerikanë dhe mësuan mbi mundësitë e arsimit në Amerikë, programet e shkëmbimit dhe rregullat e sigurisë në Ambasadë. Ata u takuan edhe me Ambasadorin Lu dhe biseduan me të mbi misionin e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri. Shihni fotot e takimit në faqen tonë të Facebook-ut.