Nxënësit e Shkollës së mesme “Skënderbeu” Vizitojnë Ambasadën

Më 21 shkurt, një grup nga shkolla e mesme “Skënderbeu” në Krujë vizitoi Ambasadën. Ata takuan trupën e marinsave të Ambasadës dhe Zëvëndës Shefen e Zyrës së Marrëdhenieve me Publikun për të mësuar rreth mundësive arsimore, diplomacisë publike dhe rolit të marinsave në ambasadat në mbarë botën. Ambasadori Lu foli për përvojën e tij të punës në Shqipëri dhe për kujtimet e tij gjatë vizitave në qytetin e tyre.