Nxënësit e Shkollës së Mesme Matosh Uka Njihen me Amerikën

Më 6 dhjetor një grup studentësh nga shkolla e mesme Matosh Uka në Fierzë, Tropojë vizituan Ambasadën nëpërmjet programit Njihu me Amerikën. Nxënësit patën rastin të takohen me komandantin e marinsave të Ambasadës dhe mësuan për jetën e një marinsi dhe se si ata janë të trajnuar për të mbrojtur vendin e tyre dhe për të shërbyer në të gjithë botën. Ata u takuan gjithashtu me Ambasadorin Lu i cili bisedoi me ta për punën e tij në Shqipëri dhe jetën e tij si vullnetar i Korpusit të Paqes kur ishte më i ri.