Nxënësit e Shkollës Sami Frashëri në Tiranë Vizitojnë Ambasadën

Më 10 shkurt një grup nxënësish nga shkolla e mesme Sami Frashëri në Tiranë vizituan Ambasadën. Ata u takuan me Ndihmës Zyrtaren nga Seksioni për Marrëdhëniet me Publikun e cila foli për diplmacinë publike dhe disa nga programet e kësaj zyre në lidhje me të rinjtë. Më pas ata takuan dy marinsa të Trupës së Sigurisë së Marinsave dhe mësuan mbi përvojën e tyre në punë dhe sfidat e të qënit në shërbim jashtë atdheut. Ambasadori Lu foli për jetën e tij si diplomat dhe iu përgjigj pyetjeve të tyre në lidhje me ambasadën dhe jetën e tij, kur ai ishte nxënës në shkollën e mesme.