Nxënësit e Shkollës fillore të Paftalit Vizitojnë Ambasadën

Nxënësit dhe mësuesit e shkollës fillore të fshatit Paftal në Berat vizituan Ambasadën Amerikane në Tiranë dhe u takuan me Ambasadorin Donald Lu si pjesë e programit Meet America. Ambasadori Lu pati një diskutim të gjallë me nxënësit për historinë e fshatit të tyre. Nxënësit mësuan për programet e ndryshme të Ambasadës brenda dhe jashtë saj nga Shefi i Zyrës së Marrëdhënieve me Publikun Ryan Roberts dhe Drejtoreshën e Zyrës së Burimit të Informacionit Matilda Vangjeli.