Nxënësit e Shkollës Avni Rustemi Njihen me Amerikën

Më 8 shkurt një grup nxënësish nga klasa e shtatë e shkollës 9-vjeçare Avni Rustemi në Tiranë vizituan Ambasadën. Ata takuan dy marinsa të Trupës së Sigurisë së Marinsave dhe mësuan për rolin dhe punën e tyre në Ambasadën në Tiranë dhe në mbarë botën. Me pas, ata u takuan me Shefin e Zyrës së Marrëdhënive me Publikun Z.Ryan Roberts i cili u shpjegoi se çfarë është diplomacia publike dhe çfarë bën kjo zyrë. Ambasadori Lu ndau përvojën e punës së tij në Shqipëri, si edhe mbresat e vizitave në të gjithë Shqipërinë si turist, ku ai dhe familja e tij kanë gjetur mikpritjen më të mirë në botë.