Nxënësit e Shkollave të Mesme nga Patosi Njihen me Amerikën

Në muajin tetor nxënësit e shkollave të mesme dhe përfaqësues të pushtetit lokal nga Patosi vizituan ambasadën. Ata patën rastin të takohen me dy nga marinsat që shërbejnë në Ambasadën tonë dhe të mësojnë më shumë për jetën e tyre, dhe se si ata shërbejnë nëpër botë për të mbrojtur vendin e tyre. Studentët u takuan me Zëvëndës Shefen e Zyrës së Marrëdhënieve me Publikun dhe folën për kolegjet dhe universitetet e SHBA-së. Ambasadori Lu u foli nxënësve për pjesëmarrjen qytetare dhe angazhimin e të rinjve në komunitetet lokale.