Njoftim i Zyrës Konsullore të SHBA

Duke filluar nga data 1 Shkurt 2013, të gjithë personat qё janё pajisur me vizё emigrimi pёr nё SHBA, pёrpara se tё udhёtojnё pёr nё SHBA, do tё duhet tё paguajnё një Tarifё Emigrimi prej 165 dollarёsh pёr Shёrbimet e Shtetёsisё dhe Emigracionit tё Shteteve tё Bashkuara (USCIS). Vetёm prindёrit e ardhshёm birёsues fёmijёt e tё cilёve po hyjnё nё SHBA nёn Procesin e Jetimit apo tё Hagёs, rezidentёt nё kthim, dhe ata tё cilëve u ёshtё lёshuar vizë e tipit K, janё tё pёrjashtuar nga tarifa e re. Faqja e mёposhtme e internetit tё USCIS ka mё tepёr detaje pёr tarifёn e re, pёrfshirё edhe informacion kontakti pёr USCIS, nёse keni pyetje tё mёtejshme:  www.USCIS.gov/immigrantfee

Pyetje dhe Pёrgjigje

1.  Kur duhet tё paguaj tarifёn e Vizёs sё Emigrimit tё USCIS?
Ju duhet ta kryeni pagesёn pёrpara se tё niseni pёr nё Shtetet e Bashkuara. USCIS nuk do t’ju pajisё me kartёn jeshile derisa tё ketё marrё pagesёn. Gjithsesi, edhe nёse ju nuk e keni paguar tarifёn, oficerёt e  Doganës dhe Mbrojtjes Kufitare tё Shteteve tё Bashkuara do t’ju pranojnё pёr sa kohё qё ju plotësoni kushtet e tjera pёr tё hyrё.

2.  Po nёse mua mё ёshtё lёshuar viza emigrimi para 1 Shkurtit 2013? A duhet tё paguaj tarifёn?
Jo. Vetёm aplikanёt tё cilёve u ёshtё lёshuar viza mё datё 1 Shkurt 2013 dhe pas kёsaj date do tё paguajnё tarifёn e re.  Zyrtarёt e  Doganave dhe Mbrojtjes Kufitare tё Shteteve tё Bashkuara nё kufirin ajror nё aeroport apo nё kufirin tokёsor do tё verifikojnё tё dhёnat pёr tё pёrcaktuar se kur është lёshuar viza juaj emigruese. Nёse viza ёshtё lёshuar mё datё 1 Shkurt 2013 apo më vonë por pagesa e tarifës nuk ёshtё kryer, paketa e vizёs emigruese do tё pranohet nga ata nё pikёn e hyrjes, por USCIS nuk do t’ju lёshojё kartёn jeshile derisa tarifa prej 165 dollarёsh tё jetё paguar.

3.  Kush duhet tё paguajё tarifёn e Vizёs sё Emigrimit tё USCIS?
Tё gjithё aplikantёt tё cilёve u ёshtё lёshuar vizё emigrimi (pёrfshirё Vizat e Diversitetit – Lotarisё Amerikane) do tё paguajnё tarifёn e re. Përjashtim bёjnё fёmijёt e birёsuar sipas Proceseve tё Jetimёve (IR-3/IR-4) ose tё Hagёs (IH-3/IH-4), emigrantёt e veçantё nga Iraku dhe Afganistani qё kanё qenё tё punёsuar nga qeveria e SHBA-sё, rezidentёt nё kthim, dhe ata qё u ёshtё lёshuar vizë e tipit K.

4.  Si mund ta paguaj tarifёn e re?
Ju do ta kryeni pagesёn duke vizituar www.USCIS.gov/ImmigrantFee. Këtu do të klikoni linkun që ju çon në faqen e llogarisё së USCIS në Pay.gov, do t’i pёrgjigjeni pyetjeve nё këtë faqe dhe do të futni tё dhёnat e llogarisё tuaj rrjedhёse, kartёs së debitit ose kreditit. Pёr shkak se pagesa duhet tёrhequr nga njё bankё nё SHBA, dikush tjetёr mund ta kryejё pёr ju pagesёn e Tarifёs sё Emigrimit tё USCIS.