Njoftim i Ambasadës së SHBA

Ditën e shtunë, më 11 tetor, një delegacion i Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA do të vizitojë Shqipërinë si pjesë e një vizite në rajon. Delegacioni do të përfshijë Përfaqësuesin Gus Bilirakis të Floridas, Përfaqësuesin Jack Kingston të Xhorxhias, dhe Përfaqësuesin Gregory Meeks të Nju Jorkut.

Gjatë vizitës së tyre njëditore, Përfaqësuesit do të takohen me zyrtarë të qeverisë shqiptare, politikanë dhe përfaqësues të komuniteteve fetare të Shqipërisë. Delegacioni do të diskutojë çështje me interes për banorët e zonave zgjedhëse të tyre në Shtetet e Bashkuara; do të riafirmojë miqësinë e fortë Shqipëri-SHBA; si dhe do të shqyrtojë mënyra për të përforcuar marrëdhënien tonë dypalëshe në të ardhmen.

Ju lutemi, vizitoni faqen e Ambasadës së SHBA në Facebook për më shumë informacion mbi vizitën.