Një Takim Shumë i Veçantë

Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara, një grup nga Instituti i nxënësve që nuk shikojnë vizituan Ambasadën.  Ata ishin të shoqëruar nga mësuesit e tyre dhe një grup i YES Alumni te cilët vullnetarisht bashkëpunojnë me Institutin.  Nxënesit diskutuan ëndrrat e tyre me zyrtarin e Marrëdhënieve me Publikun Ryan Roberts dhe u takuan edhe me një oficer politik për të mësuar në lidhje me të drejtat e personave me aftësi të kufizuara në Shtetet e Bashkuara.  Ata gjithashtu kënduan këngë dhe lexuan ese me Ambasadorin Lu.  Ambasadori u tha atyre që kurrë të mos heqin dorë nga ëndrrat e tyre dhe të punojnë shumë për t’i arritur ato.