Një Shfaqje Mode Shumë e Veçantë

Javën e kaluar, Ambasada Amerikane në Tiranë festoi Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë me një shfaqje shumë të veçantë. Personeli i Ambasadës u vesh me kostume popullore tradicionale nga të gjitha rajonet e Shqipërisë, duke treguar kështu jo vetëm zejtarinë e mrekullueshme dhe unike, por edhe kulturën dhe artin shqiptar që është trashëguar nga brezi në brez.