Nje Ore Leximi me Këndin Amerikan ne Tiranë

Më 7 tetor, një grup i fëmijëve te Planet Center vizitoi Këndin Amerikan në Tiranë për të qenë pjesë e Ores se Leximit. Drejtoresha e Bibliotekës Kombëtare znj Persida Asllani dhe Zevendes Shefja e Zyres se Marrëdhënieve me publikun Znj Megan McGill përshëndeti fëmijët dhe i mirëpriti ata në Këndin Amerikan. Megan lexoi disa libra nga koleksioni I Kendit Amerikan. Së pari ajo lexoi “Ruby në kohën e vet”, dhe pastaj vazhdoi me “Amelia dhe Eleanor shkojnë për një udhëtim”. Fëmijëve ju pelqyen shume dhe kishin pyetjeve në lidhje me Ruby-in, Amelian dhe aeroplanin e saj.