“Ne Populli” përfaqësohet nga aktivistë në Panairin Kombëtar të Librit

Ambasada e SHBA në Tiranë, mori pjesë në Panairin Kombëtar të Librit me temë “Ne Populli – Amerikanët që ndryshuan rrjedhën e historisë”. Pavioni  i Ambasades  kishte ekspozuar materiale leximi, dhe informacione në lidhje me studimet në Shtetet e Bashkuara. Çdo ditë, pjesëmarrësit e të gjitha moshave mësuan per aktivistë Amerikane te cilet bene ndryshime në fushat e arsimit, mjedisit, gazetarisë, sportit dhe kulturës dhe të drejtave të njeriut. Zëvendës shefi i Misionit David Muniz mbajti nje fjalim në ceremoninë e hapjes dhe udhëhoqi  një diskutim mbi rëndësinë e arsimit.  Shumë pjestarë të ambasadës dhe vullnetarë te Korpusit të Paqes ishin pjesë e aktiviteteve të këtij panairi. Panairi Kombëtar i Librit është ekspozita më e madhe e materialeve të gjuhës shqipe në Ballkan, duke tërhequr një rreth 100.000 vizitorë shqiptarë nga i gjithë rajoni.