Ndihmës Sekretarja e Shtetit për Çështjet Europiane dhe Euro-Aziatike, Victoria Nuland viziton Shqiperinë

Sot, Ndihmës Sekretarja e Shtetit për Çështjet Europiane dhe Euro-Aziatike, Victoria Nuland, vizitoi Tiranën dhe u takua me Presidentin Nishani, Kryeministrin Rama, Ministrin e Punëve të Jashtme Bushati, dhe Kryetarin e Partisë Demokratike Basha.  Ata biseduan për një sërë çështjesh dypalëshe që përbëjnë Partneritetin Strategjik midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, duke përfshirë edhe çështje të sigurisë, mbrojtjes dhe energjisë.  Përveç këtyre, ata biseduan edhe mbi zgjedhjet e fundit dhe nevojën që të gjitha partitë të ecin përpara me reformën në drejtësi dhe dekriminalizimin.  Ndihmës Sekretarja theksoi se, pa këto reforma kyçe demokratike, Shqipëria nuk do të mundet të ndërmarrë hapin drejt integrimit më të madh Euro-Atlantik.  Gjatë një takimi me përfaqësues të shoqërisë civile, Ndihmës Sekretarja përgëzoi rolin e shoqërisë civile në promovimin e llogaridhënies dhe transparencës në qeveri, zbulimit të korrupsionit dhe mbështetjes ndaj të drejtave të njeriut, si dhe i nxiti ata që të ndërmarrin një rol më aktiv për të çuar përpara reformat dhe zbatimin e tyre.