Ndihmës Sekretari i Shtetit për Çështjet Evropiane dhe ato Euroaziatike Hoyt Yee Viziton Tiranën

Më 7-8 qershor, Ambasada e Shteteve të Bashkuara mirëpriti Ndihmës Sekretarin e Shtetit për Çështjet Evropiane dhe ato Euroaziatike Hoyt Yee, i cili vizitoi Tiranën në vazhdën e një turi. Zoti Yee u takua me Kryeministrin Rama, Kryetarin e Parlamentit Meta, Ministrin e Punëve të Jashtme Bushati dhe Kryetarin e Partisë Demokratike Basha. Në takimet e tij, zoti Yee përsëriti miqësinë e fortë dhe partneritetin strategjik mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara. Ai shprehu falenderimet e tij për përpjekjet shumë të rëndësishme të Shqipërisë si një Aleat i çmuar i NATO-s, përfshirë këtu edhe kontributin në përpjekjet për të mundur ISIL. Ai nënvizoi rëndësinë e sigurimit të zgjedhjeve lokale plotësisht të lira, të drejta dhe transparente të 21 qershorit. Ai, gjithashtu, theksoi nevojën për dekriminalizimin e politikës, luftën kundër korrupsionit dhe zbatimin e reformës së gjyqësorit si element kritikë të rrugës së Shqipërisë drejt integrimit Evropian. Zoti Yee gjithashtu diskutoi mbi reformat ekonomike dhe sigurinë e enerigjisë rajonale.