- Emergjenca Kombëtare: 112
- Urgjenca Mjekësore: 127 (info@urgjenca.gov.al) (http://urgjenca.gov.al/)
Ambasada Amerikane në Tiranë, nuk mban përgjegjësi apo detyrim për aftësinë profesionale ose reputacionin, ose cilësinë e shërbimeve të ofruara nga personat apo firmat në vijim. Përfshirja në këtë listë është në asnjë mënyrë një mbështetje nga Departamenti i Shtetit apo i Ambasadës Amerikane. Emrat janë vendosur sipas rendit alfabetik, dhe renditja në të cilën shfaqen nuk ka rëndësi tjetër.
Lista e Laboratorëve Privatë të Licensuar për të Kryer Testin e COVID-19
Cell: +355688042045
Cell: +355672004282
Cell: +355682053180
Listat e Burimeve Mjeksore (që nga Gushti 2019)
Informacioni i mëposhtëm përditësohet çdo tre vjet. Përditësimi i ardhshëm është në Gusht 2019. Ambasada Amerikane në Tiranë nuk mban përgjegjësi për aftësinë profesionale apo reputacionin e personave apo objekteve mjekësore emrat e të cilëve paraqiten në këto lista. Shumica e mjekëve dhe personeli flasin nivele të ndryshme të gjuhë Angleze. Këto lista kanë për qëllim që të ofrojnë burime alternative mjekësore.
- Lista e Doktorëve (PDF 215 KB);
- Lista e Spitaleve dhe Klinikave (PDF 518 KB);
- Lista e Dentistëve (PDF 508 KB).
Sëmundje apo Gjendje Shëndetësore Kërcënuese për Jetën e një Qytetari Amerikan në Shqipëri
Nëse një qytetar Amerikan sëmuret ose plagoset rëndë gjatë qëndrimit në Shqipëri, zyrtari konsullor mund të ndihmojë në gjetjen e shërbimeve mjeksore të përshtatshme dhe të informojë familjarët apo miqtë. Nëse është e nevojshme, zyrtari konsullor gjithashtu mund të ndihmojë në transferimin e fondeve nga Shtetet e Bashkuara për shpenzimet mjeksore. Megjithatë, tarifat e spitalit dhe shpenzimet e tjera janë përgjegjësi e udhëtarit.
- Për të informacion mbi shëndetin tuaj jashtë SHBA-së, ju lutemi vizitoni faqen e Internetit të Departamentit Amerikan të Shtetit, Byrosë së Çështjeve Konsullore.
Kujdesi Mjekësor
Medicare është programi Amerikan i sigurimeve shëndetësore për njerëzit me moshë 65 vjeç ose më shumë. Edhe një pjesë njerëzish me moshë më të re mund të kualifikohen për Medicare, duke përfshirë ata që kanë statusin e invalidit dhe ata që kanë probleme të përhershme me veshkat. Programi ndihmon me kostot e kujdesit mjeksor, por nuk mbulon të gjitha shpenzimet mjeksore apo kostot e shumicës nga kujdeset afatgjata.
Medicare financohet pjesërisht nga pagesat e taksave të paguara nga punëtorët dhe punëdhënësit e tyre. Financohet gjithashtu edhe nga një pjesë e shpërblimeve mujore që zbriten nga çeqet e Sigurimeve Shoqërore. Medicare ka katër pjesë. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni faqen e Internetit të Administradës Amerikane të Sigurimeve Shoqërore “Përfitimet e Kujdesit Mjekësor – Medicare.”
Testimi i ADN-së
Në rastet e vizave apo nënshtetësisë që varen nga lidhja e gjakut midis qytetarit Amerikan dhe përfituesit, aplikanti mund të zgjedhë të paraqesë edhe rezultatet e ADN-së nëse nuk mund të vërtetojë lidhjen në mënyra të tjera. Testimi është plotësisht vullnetar dhe të gjitha kostot dhe shpenzimet e lidhura me të duhet të paguhen tërësisht nga i interesuari, si për vizat ashtu edhe për rastet e nënshtetësisë.
Ambasada mund të pranojë rezultatet e ADN-së të bëra vetëm në një laborator të akredituar nga Shoqata Amerikane e Bankës së Gjakut (AABB). Personi që do të testohet duhet të zgjedhë në mënyrë të pavarur laboratorin e tij ose të saj, të caktojë një takim dhe të shkojë në vendin e testimit direkt. Personat që banojnë në Shqipëri duhet të caktojnë një takim në zyrën tonë për marrjen e shëmbujve.
Hapi 1:
Vetëm nërast se ju kërkohet nga Ambasada: Zgjedhni një Laborator AABB në SHBA dhe kontaktoni ata direkt për të bërë marrëveshjen e testimit. Provëza e testimit për ata persona që janë në Shqipëri duhet të dërgohet nga laboratori i përzgjedhur në adresën e mëposhtme:
Ambasada e SHBA
Seksioni Konsullor/ACS
Rr. Elbasanit, Nr. 103
1001 Tirana
Albania
Hapi 2:
Sapo Ambasada do të marrë zarfin, seksioni konsullor do të lidhet me ju për të caktuar një kohë për të ardhur në Ambasadë për të siguruar një kampion/shëmbull të ADN-së. Një laboratorist nga zyra e mjekut kontraktues të Ambasadës do të mbledhë shembujt e ADN-së në seksionin konsullor të Ambasadës. Ngaqë Ambasada nuk mund të mbledhë tarifat e mjekut ato do të paguhen në zyrat e mjekut sipas udhëzimeve. Pasi testimi të përfundojë, Ambasada do t’i vulosë shembujt e ADN-së dhe do t’i postojë ato në laboratorin e paracaktuar nga ju.
Hapi 3:
Laboratori AABB do t’i dërgojë rezultatet e testimit direkt në Ambasadë. Edhe pse i afërmi juaj, ose peticioneri mund të marrin një kopje të rezultateve, Ambasada mund të procedojë vetëm pasi të marrë rezultatet direkt nga Laboratori AABB.
Mësoni më Shumë mbi Koronavirusin COVID-19
Për të mësuar më shumë mbi COVID-19, ju sugjerojmë të lexoni rekomandimet e Qendrës Amerikane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (CDC) në faqen e tyre të internetit (informacioni në këtë faqe është në Anglisht).
Burimet Lokale:
- Linja e urgjencës mjekësore: 127 (Për rastet e dyshuara të koronavirusit).
- Linja Kombëtare e Urgjencës: 112 (Ekuivalentja e 911 në SHBA).
- Instituti i Shëndetit Publik (faqja zyrtare në Facebook.)
- Qendra Kombëtare Urgjencës Mjekësore (faqja zyrtare në Facebook.)
- Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale (faqja zyrtare në Facebook.)
- Policia e Shtetit (për lajmet e përditësuara për kërkesat e hyrjes/daljes).
- Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (Informacion mbi Fluturimet).
- Autoriteti i Aviacionit Civil (Informacion mbi Fluturimet) (faqja zyrtare në Facebook.)
- Drejtoria e Përgjithshme Detare (Informacion mbi Lundrimet) (faqja zyrtare në Facebook.)
- Informacion i Qeverisë Shqiptare mbi COVID-19
Lidhje të tjera:
(Lidhjet e mëposhtme janë në anglisht.)
- Faqja zyrtare e Byrosë Konsullore të Departamentit Amerikan të Shtetit mbi COVID-19.
- Faqja zyrtare e Qendrës për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (CDC) mbi COVID-19.
- Informacion Specifik mbi Shqipërinë nga faqja zyrtare e Travel.State.Gov.
Informacion për Gripin
Aktualisht nuk ka informacion për epidemi gripale në Shqipëri. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni faqen e Internetit të Departamentit Amerikan të Shtetit, Byrosë së Çështjeve Konsullore “Shëndeti Juaj Jashtë SHBA-së” – në Anglisht. Gjithashtu, faqja zyrtare e internetit të qeverisë Amerikane për gripin jep informacion të rëndësishëm për qytetarët Amerikan që jetojnë jashtë SHBA-së.
Informacion për Sigurimet Mjeksore
Në Shqipëri, doktorët dhe spitalet presin që pagesat të kryhen në momentin e shërbimit. Sigurimi juaj mjeksor i zakonshëm Amerikan mund të mos i mbulojë shpenzimet e vizitave të doktorëve dhe spitaleve në Shqipëri. Nëse sigurimi juaj nuk shkon me ju kur udhëtoni, është gjithmonë një ide e mirë të blini një për udhëtimin tuaj. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni faqen e Internetit të Departamentit Amerikan të Shtetit, Byrosë së Çështjeve Konsullore “Kompani që Ofrojnë Sigurime Shëndetësore.”
Eskortë Mjeksore dhe Shpërngulje Mjeksore
Nëse ju sëmureni në Shqipëri dhe kërkoni ndihmë për t’u kthyer në Shtetet e Bashkuara, ju mund të punësoni një eskortë mjeksore. Në përgjithësi, kur një eskortë mjeksore punësohet, një mjek me pajisje themelore mjekësore e shoqëron pacientit në bordin e një linje flutumi komercial ajror. Nëse jeni duke kërkuar një eskortë mjekësore, ju mund të konsultoheni me mjekët dhe spitalet në këtë listë për të parë në lidhje me mundësitë për të punësuar një.
Nëse keni nevojë për ndihmë shtesë, ju mund të vendosni që të shpërnguleni duke kërkuar shërbimin e një ambulance ajrore. Një ambulancë ajrore është një avion që jep ndihmë të menjëhershme mjekësore në rast emergjencash. Secila autoambulancë e ajrit është e pajisur me pajisje mjekësore zakonisht së bashku me personelin mjekësor të specializuar për t’u kujdesur për nevojat e pacientit. Anëtarët e familjes janë zakonisht të lejuar të shoqërojnë pacientin. Për një listë të ambulancave ajrore dhe shërbimeve të tjera, ju lutemi lexoni më poshtë.
Nëse ju nuk keni nevojë për ndihmë mjekësore për t’u kthyer në një fluturim komercial, por nuk jeni në gjendje të përdorni një vend normal brenda avionit, disa kompani ajrore mund të sigurojnë barela. Kostot varet nga numri i vendeve të nevojshme për të siguruar shërbimin. Ju duhet të kontaktoni direkt me linjat ajrore për informata plotësuese.
Hyrja në Shqipëri me Ilaçe për Përdorim Personal
Udhëtarët që hyjnë në Shqipëri me medikamente ligjore, në përgjithësi nuk u kërkohet që të veprojnë në përputhje me ndonjë rregullore të veçantë. Megjithatë, praktika ka treguar se për shuma që e tejkalojnë 30 ditë të trajtimit, autoritetet shëndetësore dhe doganore Shqiptare mund t’i kërkojnë udhëtarëve që të tregojnë recetë nga mjeku. Disa narkotikë, psikotrope dhe substanca dopuese janë ligjore për përdorim, por të ndaluara për import në Shqipëri dhe, nëse gjinden nga autoritetet doganore apo kufitare do të çojnë në vështirësi ligjore udhëtarin. Udhëtarët që mbajnë narkotikë për përdorim personal mjekësor duhet të kenë një certifikatë mjekësore të hartuar nga autoriteti kompetent shëndetësor shtetëror para nisjes së tyre. Dështimi për të bërë këtë mund të rezultojë në konfiskimin e narkotikëve nga autoritetet doganore.
Nëse udhëtarët kanë ndonjë çështje mjekësore ose pyetje në lidhje me mjekësinë gjatë qëndrimit në Shqipëri, ata duhet të kontaktojnë një mjek ose spital. Për një listë të disa mjekëve dhe spitalave në Shqipëri, ju lutemi lexoni më poshtë.
Postimi i Ilaçeve nga Shtetet e Bashkuara në Shqipëri
Sipas ligjit Shqiptar, importimi i ilaçeve në Shqipëri është i rregulluar në mënyrë rigoroze. Doganave Shqiptare dhe autoritetet shëndetësore në përgjithësi lejojnë hyrjen e dërgesave me ilaçe vetëm me paraqitjen e një recete, ose një deklarate të nënshkruar nga një mjek i licencuar në Shqipëri, duke vërtetuar se mjekimi është thelbësor për pacientit. Thelbësore do të thotë nëse pacienti vihet në një situatë të rrezikshme për jetën pa medikamentin. Për më shumë informacion vizitoni faqen e Internetit të Ministrisë Shqiptare të Shëndetësisë.