Flag

An official website of the United States government

Martesa
6 MINUTA LEXUAR

Martesa në Shqipëri është autoritet i qeverisë Shqiptare dhe informacioni i dhënë më poshtë është subjekt ndryshimi.  Rregulloret mund të interpretohen ndryshe nga zyra dhe institucione të ndryshme.  Nëse keni pyetje për këtë proces, ju duhet t’i adresoheni Zyrës e Gjendjes Civile të qytetit ku planifikoni të martoheni.

Shtetasit e huaj në Shqipëri mund të martohen me ceremoni civile, fetare, ose me të dyja.  Martesa duhet të regjistrohet me Zyrën e Gjendjes Civile që të konsiderohet e ligjshme në Shqipëri dhe në SHBA.  Nuk është e nevojshme që një i huaj të jetë banor i Shqipërisë për t’u martuar në Shqipëri.

Ajo që mund t’ju duhet është:

  1. Certifikata Juaj e Lindjes:
    Nëse keni lindur jashtë Shqipërisë, do t’ju duhet edhe një certifikatë lindje me vulën apostile të bashkëngjitur.  Për certifikata të lëshuara në SHBA, shteti që lëshon certifikatën ka dhe autoritetin të vendosë vulën apostile.  Mënyra më e lehtë për të gjetur informacion specifik në lidhje me këtë është të kërkoni në internet për “birth certificate apostille XX (state),” por informacion i përgjithshëm mund të gjendet edhe këtu.  Pastaj do t’ju duhet që t’a përktheni certifikatën me apostile në Shqip te një noter Shqiptar i licensuar.
  2. Certifikatë Divorci ose Vendim Gjykate:
    Nëse keni qenë i martuar më parë, do t’ju duhet edhe një certifikatë divorci ose vendim gjykate për divorcin.  Nëse dokumenti është lëshuar në SHBA, do t’ju duhet të jetë me vulën apostile dhe i përkthyer ashtu si kemi shpjeguar edhe më lart.
  3. Pasaporta Juaj dhe një Kopje Faqes së të Dhënave;
  4. Nëse bashkëshorti(ja) i(e) ardhshëm(me) është Shqiptar(e), duhet edhe Certifikata e Lindjes dhe Pasaporta ose Karta e Identitetit të tij(saj);
  5. Dy Dëshmitarë:
    Dëshmitarët duhet të paraqiten kur martesa regjistrohet dhe ata nuk duhet të kenë lidhje gjaku me ju ose me bashkëshortin(en) tuaj të ardhëm(me).
  6. Një “Dëshmi Pranueshmërie për t’u Martuar në Shqipëri (PDF 284 KB):
    Qytetarët Amerikanë që dëshirojnë të martohen në Shqipëri, duhet të tregojnë që nuk kanë martesa të tjera akoma të vlefshme por që janë të lirë për t’u martuar.  Dokumenti i mësipërm duhet shtypur (print) dhe të plotësohet (mos e firmosni) dhe të paraqitet në Ambasadën Amerikane në për t’u noterizuar nën betim.  Informacioni në dëshmi duhet të jetë sa me i saktë, pa gabime apo korigjime ndryshe mund të mos pranohet nga autoritetet Shqiptare dhe do t’ju duhet të paraqiteni përsëri duke paguar përsëri tarifën e noterizimit.Tarifa e noterizimit është 50 dollarë.  Ne pranojmë para në dorë (dollarë ose lek) dhe karta krediti (Visa, Master Card, American Express, Diners Club, dhe Discover).
  7. Caktoni takimin. Ju lutemi caktoni një datë takimi në internet me zyrën tonë në mënyrë që të noterizoni këtë dokument.
Më Shumë Detaje

Martesa mund të regjistrohet midis një burri dhe një gruaje të cilët janë të paktën 18 vjeç.  Martesa me persona nën moshën 18 vjeç duhet të pranohen nga Gjykata.

Të paktën 11 ditë përpara se të keni planifikuar martesën, duhet që ju ose bashkëshorti(ja) juaj të paraqiteni në zyrën e gjendjes civile në Bashkinë e qytetit apo komunën ku martesa do të regjistrohet për të bërë kërkesën për martesë.  Nëse bashkëshorti(ja) juaj është qytetar(e) Shqiptar(e), zyra përkatëse është ajo ku ai(ajo) të dhënat civile.  Nëse bashkëshorti(ja) juaj nuk është Shqiptar(e), atëhere zyra përkatëse është ajo ku ai(ajo) ka regjistruar banesën.

Një martesë e regjistruar ligjërisht në Shqipëri është e vlefshme edhe në SHBA. Prandaj, nuk është e nevojshme që ju të “regjistroni” martesën me ambasadën.