Marinsat e Ambasadës Amerikane Sjellin “Lodra për Fëmijët”

“Lodra për Fëmijët” është një program bamirësie shumë popullor i Korpusit të Marinsave të Shteteve të Bashkuara gjatë periudhës së Krishtlindjeve. Në Shqipëri ky program organizohet nga Trupa e Marinsave të Ambasadës Amerikane. Muajin e kaluar marinsat amerikanë u përpoqën të sillnin buzëqeshje midis fëmijëve të Qendrës së Kombinatit për Fëmijët me sindromën daun dhe autizëm. Këto foto ju tregojnë për atë ditë më shumë sesa mijëra fjalë.