Liria e Shtypit: Një e Drejtë Thelbësore

Në nder të Ditës Botërore për Lirinë e Shtypit, Departamenti Amerikan i Shtetit, së bashku me ambasadën amerikane në Tiranë dhe ambasadën amerikane në Abuja, Nigeri, organizuan një bashkëbisedim të drejtpërdrejtë online me Richard Lui nga kanali MSNBC dhe Courdney Radsch nga Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve. Një grup gazetarësh dhe studentësh gazetarie bënë pyetje nga Këndi Amerikan në Tiranë. Sipas Richard Lui, në arenën e gazetarisë së sotme, “të jesh i pari është mirë, por nuk është gjëja më e rëndësishme. Të jesh i saktë është më e rëndësishme.” Courtney Radsch nënvizoi se “media ka një rol kyç në rrëfimin e historisë, në nxjerrjen në dritë të fakteve, por nuk mund të ndryshojë politikat, dhe këtu hyn në lojë shoqëria civile.”