Letër nga një Studente e Programit YES

nga Zylfie Braha, nga shkolla e mesme “Bajram Abdiu” në Bicaj, Kukës, aktualisht studente në shkollën “Three Rivers” në Michigan.

Përvoja ime deri tani ka qenë kaq e jashtëzakonshme! Në fillim, mendoja se kjo kjo do të ishte periudha më e bukur por tani nuk di kë të zgjedh! Çdo gjë është e jashtëzakonshme!

Nëse do të zgjidhja përvojën më të veçantë, do ishte padyshim shkolla. Është vendi ku kaloj pjesën më të madhe të ditës dhe kaloj kohën më të bukur me miqtë! Të gjithë janë shumë të sjellshëm dhe të gatshëm për të më ndihmuar në çdo çast.

Ajo që dua të përmend është kurioziteti që kanë për Shqipërinë ose kur bëj prezantime në lidhje me të. Ata pyesin për shumë gjëra dhe unë me shumë krenari u përgjigjem në mënyrën më të mirë. Gjëja më e bukur më ndodhi dje, kur po shkoja në orën e anglishtes dhe gjeta një letër në tavolinën time ku ishte shkruar në shqip “Ji e sigurtë në veten tënde! Po bën një punë shumë të mirë!”

Në fillim, nuk më besohej që ajo e kish bërë, sepse ishte shumë e bukur të shkoja në mësim dhe të gjeja diçka të shkruar në gjuhën time nga një person që nuk ka folur apo shkruar asnjëherë gjuhën shqipe.

Miqtë janë pjesa më e bukur e përvojës së shkëmbimit. Shkëmbimi kulturor është shumë më i lehtë kur ke miq dhe njerëz që i njeh, me të cilët flet dhe shoqërohesh. Lumturohem kur mësoj diçka të re dhe mendoj se do jetë shumë e bukur kur të kthehem në Shqipëri dhe të vë në praktikë të gjitha këto gjëra.

Edhe familja që më ka mikpritur është një bekim i vërtetë! I dua shumë sepse përveçse janë çdo çast të gatshëm të më mësojnë diçka, ata përpiqen të më bëjnë të ndihem si në shtëpinë time!