Kurs i Avancuar për Manovrimin e Mjeteve të Lundrimit në Vlorë

Programi i Ambasadës së Shteteve të Bashkuara për Kontrollin e Eksportit dhe Sigurinë Kufitare (EXBS) së fundmi mundësoi kursin e Avancuar për Manovrimin e Mjeteve të Lundrimit, i cili u ofrua nga instruktorë të Rojes Bregdetare Amerikane në ambientet e Delta Force në Vlorë. 15 oficerë të Policisë Kufitare dhe Rojes Bregdetare Shqiptare u trajnuan në lidhje me zhvillimin dhe zbatimin e programeve të mirëmbajtjes së mjeteve të lundrimit. Ata gjithashtu mësuan se si të pregatisin një mjet lundrues për tërheqje, të inspektojnë pajisjet e tërheqjes, dhe të identifikojnë dhe demonstrojnë modele kërkimi të përdorura në kushte të ndryshme gjeorgrafike dhe atmosferike.