Komisioni për Demokraci Mbështet Iniciativat e Organizatave Jo-Qeveritare

U.S. Embassy Tirana

Në raundin më të fundit të Programit të Granteve të Vogla të Komisionit për Demokraci, 18 organizata të shoqërisë civile u financuan nga një fond prej $ 223,000 për projekte që adresojnë çështje të tilla si angazhimi qytetar, fuqizimi i gruas, të drejtat e njeriut/ të drejtat e pakicave, aktivizmi rinor, reforma në drejtësi dhe mjedisi.  Komisioni për Demokraci mbështet iniciativat e organizatave jo-qeveritare (OJQ) të angazhuara në ndërtimin e themeleve sociale dhe intelektuale të demokracisë, zgjidhjen demokratike të problemeve, forcimin e aktiviteteve monitoruese të shoqërisë civile, si dhe institucionalizimin e proceseve politike të hapura e pluraliste.

Emri i Organizatës Titulli i Projektit
Fondacioni  i të drejtave të Paaftesisë (ADRF) Promovimi i të drejtës për të votuar dhe pjesëmarrja e personave me aftësi të kufizuara në Shqipëri
Shoqata për Ruajtjen dhe Mbrojtjen e Mjedisit Natyror në Shqipëri (PPNEA) Krijimi i një rrjeti mbikëqyrës (watchdog) dhe rritja e ndërgjegjësimit mjedisor në zonat me vlera të larta të biodiversitetit
BIRN Albania Ekspozimi i pasurisë së paligjshme në sistemin e drejtësisë penale në Shqipëri
Qendra Rinore Vlorë Parlamenti Rinor i Vlorës – Promovimi i Angazhimit Rinor në Proceset Demokratike
Qendra Agritra-Vizion, Peshkopi Mbështetni gratë të fuqizohen ekonomikisht dhe të marrin pjesë në votime, në komunitetin e Dibrës
Qendra për Zhvillim Ekonomik (CED) Vota ime ka rëndësi!
Qendra për Nisma Rajonale (CRI) Jo blerjes dhe shitjes së votave nga të rinjtë e rajonit të Elbasanit
Porta Rome për Integrim “Jemi edhe ne”
Shoqata KRIIK Albania Rritja e llogaridhënies së përfaqësuesve politikë përmes transparencës së financave
Shoqata Jona Edukimi i qytetarëve mbi procesin e votimit
YMCA Tirana Edukimi i votuesve Rom dhe Egjiptian – Qeverisje vendore funksionale me pjesëmarrje
Shoqata Së Bashku Për Jetën Përmirësimi i kujdesit shëndetësor përmes një votimi të informuar – Edukimi i qytetarëve për programet shëndetësore elektorale
Instituti I Kulturës Rome në Shqipëri (IRCA) Mendoni në mënyrë kritike, Veproni me përgjegjësi
Shoqata Kombëtare në Mbështetje të Grupeve Vulnerabël – Vlorë Dhe unë votoj
Qendra Sociale Ne Ndihme te Njerzeve ne Nevoje Fushë-Arrëz (QSNNN) Angazhimi aktiv i të rinjve në ndërgjegjësimin mjedisor dhe praktikat e mira
Vizioni i Gjelbër Qyteti i biçikletave
ALPIN – Qendra për Zhvillim Rajonal dhe Ekonomik (CRED) Përmirësimi i procesit të votimit për zgjedhjet parlamentare të vitit 2017 në Mat, Klos dhe Bulqizë
Forumi i Gruas – Elbasan Vlerat tuaja. Zeri yt. Vota juaj