Klubi i Futbollit të Rinjve Shkodranë Njihet me Amerikën

Më 7 shtator, përfaqësuesit e klubit të futbollit të të rinjve shkodranë vizituan ambasadën me programin Njihu me Amerikën. Ata u takuan me Zëvëndës Shefen e Zyrës së Marrëdhënieve me Publikun dhe folën për punën në ambasadë, mundësitë e arsimimit dhe futbollin në Shtetet e Bashkuara. Ambasadori Donald Lu foli për përshtypjet e tij nga koha kur luante futboll, kur ishte student dhe se si sporti është themelor në jetën e të rinjve.