Klubi i Ambasadorëve të Natyrës Njihet me Amerikën

Më 12 dhjetor, Klubi i Ambasadorëve të Natyrës nga Pogradeci vizitoi Ambasadën për programin Njihu me Amerikën.  Ata u takuan me Zv. Shefen e Zyrës së Marrëdhënieve me Publikun Meghan McGill, e cila u foli atyre për mundësitë e shumta të arsimit dhe programet e shkëmbimit që Ambasada ofron për nxënësit e moshës së tyre. Anëtarët e Klubit u takuan edhe me Zv. Konsullen, me të cilën biseduan mbi vizat amerikane. Ambasadori Lu gjithashtu bisedoi me nxënësit për qytetin e tyre të bukur të Pogradecit dhe se si Klubi i Ambasadorëve të Natyrës po sjell ndryshimin në këtë qytet.  Nxënësit mësuan më shumë mbi eksperiencën e Ambasadorit në Shqipëri dhe fëmijërinë e tij në Kaliforni.