Kadeti Shqiptar Pranohet në Akademinë Ushtarake të SHBA në West Point

Gjatë një ceremonie të mbajtur dje në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara, i Ngarkuari me Punë Ryan Roberts dhe Atasheu Amerikan i Mbrojtjes James Hilton i dorëzuan kadetit shqiptar Enea Hilaj, i shoqërohej nga familja e tij, çertifikatën e pranimit në Akademinë Ushtarake të Shteteve të Bashkuara.

Hilaj është kadeti i katërt shqiptar që do të ndjekë Akademinë, por i pari në më shumë se shtatë vjet. Shqipëria u përzgjodh si një vend i autorizuar për aplikime në një numër shumë të kufizuar vendesh të lira për kandidatë ndërkombëtarë gjatë këtij viti në Akademi. Z. Hilaj u pranua nëpërmjet një konkursi të hapur dhe të barabartë, koordinuar nga Qendra Shqiptare për Rekrutim. Z. Hilaj pritet të diplomohet në West Point në vitin 2022, vit në të cilin ai do të kthehet në Shqipëri për të kryer angazhimin e tij kontraktual me Forcat e Armatosura Shqiptare si Toger i Dytë.

Pranimet në Akademinë Ushtarake të Shteteve të Bashkuara janë të hapura për të gjithë personat civilë dhe ushtarakë të moshës 17 deri 22 vjeç. Përzgjedhja bëhet një herë në vit dhe bazohet në rezultatet akademike, gjendjen fizike dhe shfaqjen e aftësive udhëheqëse. Pritet që më shumë shqiptarë të konkurojnë për këtë bursë në vitet e ardhshme. Zyra e Marrëdhënieve me Publikun e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara do të ketë së shpejti informacion në dispozicion të kandidatëve të mundshëm, të cilët janë të interesuar të studiojnë në Akademinë Ushtarake të Shteteve të Bashkuara në vitet e ardhshme.

Më shumë informacion mund të gjendet duke klikuar këtu.

Pranimi i këtij kadeti në West Point është më i fundit në një listë të gjatë shembujsh të marrëdhënies së jashtëzakonshme ndërmjet Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara.