Studentët e Gazetarisë Bashkohen në Luftën Kundër Korrupsionit

Jeni student i gazetarisë dhe doni të ndihmoni në luftën ndaj korrupsionit në Shqipëri?

Në bashkëpunim me Departamentin e Gazetarisë të Universitetit të Tiranës dhe Institutin Shqiptar të Medias, Ambasada Amerikane ju fton që të aplikoni për kursin e ri të gazetarisë investigative! 12 studentët fitues do të ftohen të marrin pjesë në një program trajnimi dhe më pas do të raportojnë raste korrupsioni në të gjithë Shqipërinë. Studentët do të kenë në dispozicion pajisje teknologjike nga më të fundit dhe trajnim nga gazetarë të njohur.

Për të aplikuar, ju lutemi të dërgoni informacionin e mëposhtëm në adresën PASTirana@state.gov deri më 5 gusht 2016.

Emri i Plotë
Datëlindja
Adresa
Universiteti
Viti
Dega
Numri i Telefonit
Adresa e Emailit

Ju lutemi, shkruani një ese (500 fjalë ose më pak) me një nga temat e mëposhtme:

1. Si mund ta ndihmojë një gazetari më e përgjegjshme në forcimin e demokracisë shqiptare?

2. Pse është e rëndësishme që të kemi media informative që janë të pavarura nga ndikimi i qeverisë, politikës dhe interesave financiare?

3. Si ndikon korrupsioni tek qytetarët e thjeshtë?

Kritere

Në mënyrë që të kualifikoheni për programin, aplikuesit duhet të jenë:

–        Rezidentë në Shqipëri
–        Aktualisht të ndjekin studimet për gazetari në një universitet shqiptar
–        Të gatshëm të marrin pjesë në një program trajnimi përgjatë shtatorit 2016