An official website of the United States government
Official websites use .gov
A .gov website belongs to an official government organization in the United States.
Secure .gov websites use HTTPS
A lock (
) or https:// means you’ve safely connected to the .gov website. Share sensitive information only on official, secure websites.
Falemiderit për interesin tuaj për punësim në Ambasadën e SHBA në Shqipëri. Për të parë listën aktuale të të gjitha pozicioneve të lira të punës në Ambasadën e SHBA në Shqipëri dhe për të aplikuar online, ju lutemi vizitoni faqen tonë ERA.
Të gjitha aplikimet duhet të dorëzohen përmes portalit ERA në mënyrë që të merren parasysh.
Zyra e Burimeve Njerëzore ofron shërbime të rekrutimit në Misionin e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri: Ambasada e SHBA në Tiranë. Si e tillë, ne shprehim vlerësimin tonë për konsiderimin e qeverisë së SHBA në Shqipëri si një punëdhënës potencial. Ambasada e SHBA në Tiranë ofron mundësi të barabarta dhe trajtim të drejtë dhe të barabartë në punësim për të gjithë njerëzit, pavarësisht racës, ngjyrës, fesë, gjinisë, origjinës kombëtare, moshës, aftësisë së kufizuar, përkatësisë politike, statusit martesor ose orientimit seksual. Departamenti i Shtetit gjithashtu përpiqet të arrijë mundësi të barabarta të punësimit në të gjitha operacionet e personelit përmes programeve të vazhdueshme të rritjes së diversitetit.
Aplikantët do të njoftohen me e-mail për statusin e aplikimit të tyre. Ju lutemi të mbani parasysh që Zyra e Burimeve Njerëzore të ketë një sasi të arsyeshme kohore për të finalizuar proçesin e para-shqyrtimit të këtyre aplikimeve dhe për të njoftuar të gjithë kandidatët.
Të gjitha informacionet që ofrojnë kandidatët përmes ERA do të trajtohen në mënyrë konfidenciale për të vendosur pranueshmërinë dhe kualifikimin e kandidatëve dhe nuk do të zbulohen kundrejt asnjë partie jashtë procesit aktual të rekrutimit. Duke plotësuar formularin e aplikimit on-line, kandidatët angazhohen të jenë të besueshëm për të gjitha informacionet e dhëna aty dhe janë të vetëdijshëm se çdo deklaratë e rreme do të rezultojë që kandidatët të përjashtohen nga proçesi i përzgjedhjes ose mund të krijojë bazë për përfundimin e proçesit pas fillimit të punësimit.
Punësim i Anëtarëve të Familjes
Zyra e Ndërlidhjeve Familjare përbëhet nga një ekip i dedikuar profesionistësh, të cilët punojnë për të zgjeruar mundësitë e punësimit dhe burimet e informacionit për pjesëtarët e familjes, si në vend edhe jashtë tij. Mëso më shumë rreth programeve tona ose nis planifikimin e punësimit tënd.
8 Cilësitë e Punonjësve Lokalë
Punonjësit jashtë vendit duhet të shfaqin karakteristikat e mëposhtme për t’u konsideruar një anëtar i suksesshëm i Ambasadës, Konsullatës, ose Ekipit të Misionit të SHBA.
Pavarësisht nëse jeni një student universitar ose pasuniversitar që kërkon një mundësi praktike ose bursë thelbësore që mbështet politikën e jashtme të SHBA, nuk ka kufi se sa larg mund t’ju çojnë mundësitë tona. Do të keni mundësinë të fitoni njohuri për politikën e jashtme dhe diplomacinë e SHBA, të eksploroni rrugë të reja të zhvillimit të karrierës dhe të fitoni aftësi të cilat zgjasin gjatë gjithë jetës ndërsa përfaqësoni Amerikën në botë.
Aplikacioni Celular DOSCareers
Shikoni përshkrime të hollësishme të gjurmëve të karrierës së Oficerit të Shërbimit të Jashtëm, shtigjet e karrierës së Specialistëve të Shërbimit të Jashtëm, mundësitë e Shërbimit Civil dhe Programin e Anëtarëve Konsullorë.
Diplomatët në Rezidencë (DIR) janë Oficerë dhe Specialistë Karriere të Shërbimit të Jashtëm, të vendosur në të gjithë SHBA-në, të cilët ofrojnë udhëzime dhe këshilla për karrierën, praktikat dhe bursat për studentët dhe profesionistët në komunitetet ku ata shërbejnë. DIR janë në dispozicion për t’iu përgjigjur pyetjeve dhe për të shkëmbyer njohuri me ata që janë të interesuar në karrierat, praktikat dhe bursat e Shërbimit të Jashtëm dhe Civil.
Karrierat në Shërbimin e Jashtëm
Misioni i një diplomati amerikan në Shërbimin e Jashtëm është të promovojë paqen, të mbështesë prosperitetin dhe të mbrojë qytetarët amerikanë duke çuar përpara interesat e SHBA jashtë vendit. Nëse jeni të apasionuar pas shërbimit publik dhe dëshironi të përfaqësoni SHBA në mbarë botën, një karrierë sfiduese dhe shpërblyese po ju pret. Mundësia për të punuar dhe përjetuar kultura, zakone dhe njerëz të kombeve të ndryshme është me të vërtetë një karrierë si asnjë tjetër. The work you’ll do will have an impact on the world. You will be asked to serve at one of any of the more than 270 embassies, consulates and other diplomatic missions in The Americas, Africa, Europe and Eurasia, East Asia and Pacific, Middle East and North Africa, and South Asia. Some of these posts are in difficult and even dangerous environments, but working in them affords great challenges and rewards.
Ju lutemi telefononi:: +355-4224-7285
Jashtë Orareve Zyrtare të Punës, kontaktoni: +355-4224-7285
Jashtë [vendit]: +355-4224-7285
Kontakte Emergjence - Të Gjitha Vendndodhjet Merrni Rrëmbim Ndërkombëtar i Fëmijës nga Prindi Arrestimi i një Shtetasi të SHBA Death of a U.S. Citizen Viktimat e Krimeve Ndihmë Financiare Emergjente