Intervistë me Catherine Johnson, Përfaqësuese e Misionit të USAID në Shqipëri

Mirëseerdhët në Shqipëri! Cilat janë përshtypjet tuaja të para?

Unë jam mahnitur nga mikpritja e ngrohtë që shqiptarët më kanë bërë. Vendi më duket shumë i bukur dhe i shijoj gatimet e shijshme. Dhe sigurisht, koha me diell është e mrekullueshme!

Përse zgjodhët që të vinit në Shqipëri?

Pjesa më e madhe e karrierës sime është përqëndruar në Europën Lindore. Jam shumë e lumtur që jam në Ballkan. Shqiptarët po punojnë fort për të sjellë ndryshim në vendin e tyre dhe është një privilegj që t’i ndihmoj në përpjekjet e tyre.

Sot është Dita e Barazisë së Grave. Si një grua në një pozicion të lartë, cila do ishte këshilla juaj për gratë që synojnë një rol drejtues në punën apo komunitetin e tyre?

Synoni lart! Ngrihuni dhe bëni që zëri juaj të dëgjohet! Siç ka thënë Katherine Mansfield dikur “Bëhuni gjithçka që jeni të afta të bëheni.”

Çfarë shpresoni të realizoni gjatë mandatit tuaj si Drejtuese e USAID në Shqipëri?

Përfundimisht, programet tona synojnë të ndihmojnë Shqipërinë në rrugën e saj drejt integrimit në BE. Ne do të punojmë edhe më ngushtë brenda Ambasadës dhe me partnerët tanë të agjencive të ndryshme për të çuar më tej objektivat e Qeverisë së Shteteve të Bashkuara. Reforma në Gjyqësor përfaqëson prioritetin tonë më të lartë.

A keni ndonjë mesazh për qytetarët Shqiptarë? 

Shqipëria është një vend i mrekullueshëm, i bekuar nga burime natyrore dhe qytetarë të edukuar e të talentuar. Janë bërë shumë arritje brenda një kohe relativisht të shkurtër. Jeni optimistë për të ardhmen — “Jeni ndryshimi që doni të shihni.”