Rrëmbimi prindëror i fëmijës është një krim federal. Është gjithashtu një tragjedi që rrezikon fëmijët dhe ka pasoja të konsiderueshme afat-gjata për prindin tjetër, fëmijën, familjen, dhe shoqërinë. Fëmijët të cilët janë rrëmbyer nga prindërit e tyre janë shpesh të izoluar papritmas nga kushërinjtë e tyre, miqtë, dhe shokët e klasës. Ata vihen në rrezik nga probleme serioze emocionale dhe psikologjike. Në mënyrë të ngjashme, edhe prindi tjetër përjeton një gamë të gjerë emocionesh, duke përfshirë tradhëtinë, humbjen, zemërimin, dhe depresionin. Në rastet ndërkombëtare, ato shpesh përballen me barriera të panjohura ligjore, kulturore, gjuhësore dhe që i kompleksojnë këto emocione.
Çfarë duhet të bëni nëse fëmija juaj është rrëmbyer?
Nga Shtetet e Bashkuara në Shqipëri: Nëse fëmija juaj është rrëmbyer nga SHBA në Shqipëri, ju duhet të paraqisni një kërkesë në adresë të Autoritetit Qendror Amerikan:
U.S. Department of State
Bureau of Consular Affairs
Office of Children’ Issues
SA-17, 9th Floor
Washington, D.C. 20522-1709
Tel: 1-888-407-4747; 1-202-501-4444
E-mail: AskCI@state.gov
Web: https://travel.state.gov/content/childabduction/en.html
(Ky informacion është i datës 15 shtator 2015)
Nga Shqipëria në Shtetet e Bashkuara: Nëse fëmija juaj është rrëmbyer nga Shqipëria në SHBA, ju duhet të paraqisni një kërkesë në adresë të Autoritetit Qendror Shqiptar:
Ministria e Drejtësisë
Blvd. Zogu I
Tirana, Albania
Tel: +355-(0)4-225-9388, Ext. 71179
Cell: +355-(0)67-206-7335
E-mail: odeta.thengjilli@drejtesia.gov.al
Web: http://www.drejtesia.gov.al/
(Ky informacion është i datës Nëntor 2016)