Flag

An official website of the United States government

Punonjësit e Organizatave Ndërkombëtare (Vizat G dhe NATO)
5 MINUTA LEXUAR

Punonjësit e organizatave ndërkombëtare të caktuara, përfaqësues qeveritarë në këto organizata, si dhe përfaqësues qeveritarë që po udhëtojnë për të marrë pjesë në takime në një organizatë të caktuar ndërkombëtare, marrin kategorinë e vizës G.

NATO

Përfaqësuesit kombëtarë në NATO, stafi ndërkombëtar i NATO-s, si dhe familjarët më të afërt të familjes, marrin viza të kategorisë NATO. Përveç kërkesave të renditura më poshtë, lutemi sillni një kopje të urdhërit të udhëtimit na NATO së bashku me aplikimin tuaj.

Kini parasysh që shumë prej personelit të forcave të armatosura janë të përjashtuar nga kërkesat e pasaportës dhe të vizës nëse ata janë ose të lidhur me Shtabin Aleat të NATO-s në Shtetet e Bashkuara dhe që po udhëtojnë për punë zyrtare, ose po hyjnë në Shtetet e Bashkuara sipas Marrëveshjes për Statusin e Forcave të NATO-s. Në rastin e fundit, ju duhet të mbani me vete karta zyrtare ushtarake identiteti, si dhe urdhër udhëtimin nga NATO. Kur udhëtoni me status përjashtimi, një personel i tillë përgjithësisht hyjnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me avionë ushtarakë ose anije detare.

Si të Aplikoni

Për të aplikuar për në vizë G ose NATO, ju dhe pjesëtarët e familjes që po ju shoqërojnë, duhet që secili të plotësoni formularin e aplikimit për vizë online.

Qeveria juaj apo organizata ndërkombëtare duhet të dorëzojë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara pasaportën tuaj, një fotografi 5×5 cm, dhe një notë dilomatike/letër kërkesë për vizë nga organizatë ndërkomëtare e caktuar që të përfshijë informacionin e mëposhtëm:

  • Emri i plotë dhe datëlindja e udhëtuesit,
  • Pozicioni dhe titulli
  • Vendi ku do të stacionohet, ose vendi i vizitës
  • Qëllimi i udhëtimit
  • Përshkrim i shkurtër i detyrave
  • Data e udhëtimit
  • Koha e parashikuar e qëndrimit, ose e turit të detyrës në Shtetet e Bashkuara
  • Emrat e plotë, lidhjet, dhe datëlindjet e ndonjë vartësi, si dhe e çdo pjesëtari të familjes i cili do ju shoqërojë apo do i bashkohet më vonë aplikantit kryesor.

Për zyrtarë qeveritarë të Shqipërisë, nota diplomatike duhet të vijë nga Ministriae Punëve të Jashtme, Ministria e Mbrojtjes, ose Zyra e Presidentit.

Informacion Shtesë

Për më shumë informacion ju lutemi vizitoni faqen e Internetit të Byrosë së Çështjeve Konsullore në Departamentin Amerikan të Shtetit mbi “Vizat për Punonjësit e Organizatave Ndërkombëtare dhe NATO-s.