Informacion mbi COVID-19

Në përgjigje të sfidave të rëndësishme botërore që lidhen me pandeminë COVID-19, Departamenti i Shtetit ka pezulluar përkohësisht shërbimet rutinë të vizave në të gjitha Ambasadat dhe Konsullatat e SHBA-së.  Ambasadat dhe konsullatat kanë anulluar të gjitha takimet rutinë të vizave emigruese dhe jo-emigruese që nga data 20 mars 2020.  Ne do të rifillojmë shërbimet rutinë të vizave sa më shpejt që të jetë e mundur, por nuk jemi në gjendje të japim një datë specifike në këtë kohë.  Ju lutemi lexoni informacion në faqen zyrtare të internetit të Departamentit Amerikan të Shtetit për informacione të hollësishme në lidhje me statusin aktual të shërbimeve të vizave në të gjithë botën dhe kufizimet e vizave në lidhje me pandeminë globale COVID-19.

Klikoni këtu për njoftimet më të fundit për qytetarët amerikanë në Shqipëri.

 

Shmangni udhëtimin drejt Shqipërisë për shkak të Njoftimit Global për Udhëtimet të Nivelit 4 (20 mars 2020)

Departamenti i Shtetit këshillon qytetarët Amerikanë të shmangin të gjitha udhëtimet ndërkombëtare për shkak të ndikimit global të COVID-19. Në vendet ku mundësitë e fluturimeve komerciale mbeten të disponueshme, qytetarët amerikanë që jetojnë në Shtetet e Bashkuara duhet të planifikojnë kthimin e menjëhershëm në Shtetet e Bashkuara, përveç rasteve kur janë të përgatitur të qëndrojnë jashtë vendit për një periudhë të pacaktuar.

SHËNIM: Teksti me ngjyrë të kuqe është i përditësuar më datë 19 maj 2020.

Informacion Specifik për Vendin:
  • Shqipëria ka konfirmuar disa qindra raste COVID-19 brenda kufijve të saj.
  • Shqipëria ka pezulluar të gjitha fluturimet dhe lundrimet për pasagjerët me Italinë për një kohë të pacaktuar. Kufijtë tokësorë janë të mbyllura për individët. Qarkullimi i mallrave vazhdon.
  • Qeveria e Shqipërisë ka njoftuar:
    • Në zonat e kuqe (Tiranë, Durrës, Krujë dhe Kurbin) qytetarët mund të lëvizin lirshëm nga ora 5 e mëngjesit deri në orën 9 të darkës, nga e hëna në të premte.
    • Në zonat jeshile, qytetarët lëvizin pa pasur nevojë për autorizim, nga e hëna në të premte.
    • Lëvizja me makina nuk lejhoet gjatë fundjavës.
    • Qarkullimi për në dhe nga zonat e kuqe nuk lejohet.
  • Të gjitha shkollat janë mbyllur për një periudhë të pacaktuar dhe do e mbyllin vitin akademik 2019-2020 nëpërmjet orëve të mësimit online.
    • Orët e mësimit online të shkollave shtetërore do të vazhdojnë deri në 29 maj 2020.
    • Provimet për nxënësit e klasave të 5-ta dhe të 9-ta janë anulluar, përfshirë edhe provimet përfundimtare.
    • Provimet e shkollave të mesme (provimet e maturës) do të zhvillohen nga data 8 deri në 18 qershor 2020.
    • Shkollat e mesme do të rihapen nga data 18 maj deri në 5 qershor 2020 për nxënësit e viteve të fundit. Orët e mësimit do të zhvillohen nën protokolle strikte të distancimit social, duke mos lejuar më shumë se 15 nxënës në klasë.
    • Parashkollorët dhe kopshtet e fëmijëve mund të rihapen më 1 qershor 2020.
  • Anulimin e të gjitha ngjarjeve sportive, kulturore dhe grumbullimet publike për një kohë të pacaktuar.
  • Qendrat tregtare dhe dyqanet janë hapur por me kushte të rrepta mbi distancimin shoqëror.
  • Floktoret dhe dentistët janë të hapur me kushte të rrepta mbi distancimin shoqëror.
  • Restorantet dhe kafenetë me ambjente të hapura janë hapur.
  • Të gjitha aktiviteteve nëpër qendra të mbyllura për fëmijët, palestrat, qendrat sportive, pishinat, internet-kafetë, qendrat kulturore dhe zbavitëse, janë mbylluer për një kohë të pacaktuar.
  • Ushtrimet sportive në hapësirë lejohen.
  • Libraritë dhe muzeumet janë të hapura.
  • Shërbimi urban apo transporti publik është i mbyllur deri në një kohë të papërcaktuar.
  • Pezullimin e procedurave konkuruese për punësim për një kohë të pacaktuar.
  • Të gjitha shërbimet qeveritare për publikun të ofrohen nëpërmjet platformave online, duke përfshirë platformën e-Albania.
  • Të gjithë kufijtë tokësorë, detarë dhe ajror qëndrojnë të mbyllur.
  • Nuk lejohen grumbullimet me më shumë se dy qytetarë.
Kërkesat për Hyrje dhe Dalje:
  • Mundësitë për të udhëtuar në dhe nga Shqipëria janë të kufizuara momentalisht. Kufijtë tokësorë me vendet fqinje janë pothuajse të mbyllur dhe të gjitha fluturimet për në dhe nga Shqipëria janë pezulluar për momentin.
  • Shqipëria ka rritur numrin e personelit mjekësor në të gjitha portet e hyrjes.
  • Janë zgjaruar masat e marra për kontrollin dhe karantinën. Udhëtarët duhet të përgatiten për kufizime të udhëtimeve që mund të vihen në fuqi nga momenti-në-moment. Vizitoni faqen e internetit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe të Institutit të Shëndetit Publik për informacion shtesë në lidhje me këto masa.
  • Për informacion mbi kërkesat e hyrjes/daljes, ju lutemi vizitoni faqen tonë në internet “Hyrja dhe Qëndrimi në Shqipëri”.
Qarkullimi Rajonal
  • Të gjitha pikat kufitare midis Shqipërisë dhe Malit të Zi janë të mbyllura.
  • Të gjitha pikat kufitare midis Shqipërisë dhe Kosovës janë të mbyllura. Asnjë nuk do të lejohet të kalojë kufirin përveç qytetarëve shqiptarë ose kosovarë që kthehen në vendin e tyre, makinave qeveritare, ambulancave dhe mjeteve që transportojnë mallra tregtare.
  • Të gjitha pikat kufitare tokësore midis Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut janë të mbyllura.
  • Të gjithë kufijtë (tokë, det dhe ajër) midis Shqipërisë dhe Greqisë do të mbyllen për hyrjet dhe daljet e të gjitha makinave, përveç mjeteve të transportit të mallrave.
Udhëtimi për në Shtetet e Bashkuara:

Për momentin, nuk ka asnjë fluturim komercial nga Shqipëria. Nëse jeni qytetar amerikan apo Rezident Ligjor i Përkohshëm dhe dëshironi të largoheni nga Shqipëria, kontaktoni menjëherë ACSTirana@state.gov me emrin, ditëlindjen, numrin e pashaportës të të gjithë familjarëve që duan të largohen nga Shqipëria. Përfshini gjithashtu edhe numrin e celularit ku mund t’ju kontaktojmë. Ne do t’ju kontaktojmë menjëherë nëse do të ketë mundësi të disponueshme.


Informacione për Karantinë:
  • Qeveria e Shqipërisë detyron një vet-izolim në shtëpi për 14 ditë për të gjithë udhëtarët që hyjnë në Shqipëri. Gjithashtu, edhe ata që janë të shqetësuar se mund të kenë marrë COVID-19 në mënyra të tjera duhet të vetë-izolohen në shtëpi dhe të kontaktojnë qeverinë shqiptare në numrin mjekësor të urgjencës 127. Stafi që flet anglisht është në dispozicion për të ndihmuar anglisht folësit.
  • Një vend zyrtar i izolimit dhe trajtimit është krijuar në Spitalin e Sëmundjeve Infektive në Spitalin Universitar “Nënë Tereza”. Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore është përgjegjëse për transferimin fizik të të gjithë pacientëve që dyshohet se janë të infektuar nga virusi. Asnjë spitale private nuk është e autorizuar të trajtojë rastet e COVID-19. Nuk ka informacion zyrtar të disponueshëm për kohëzgjatjen e kohës që do të mbahen individët në këto hapësira të përkohshme karantine.
Veprimet që Duhen Ndërmarrë:
  • Qëndroni në shtëpi dhe kontaktoni Qendrën Kombëtare të Urgjencës Mjekësore në numrin 127 nëse besoni se keni virusin COVID-19. Prisni për udhëzime përpara se t’i drejtoheni ndonjë institucioni shëndetësor.
  • Lexoni informacion të përditësuar mbi virusin COVID-19 në faqen zyrtare të Qeverisë Shqiptare.
  • Këshillohuni me faqen e internetit të Qendrës Amerikane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (CDC).
  • Për informacionin më të fundit mbi atë që mund të bëni për të zvogëluar rrezikun e kontraktimit të COVID-19, ju lutemi lexoni rekomandimet e fundit të CDC.
  • Vizitoni faqen e internetit të Departamentit Amerikan të Shtetit, Byrosë së Çështjeve Konsullore për informacionet më të fundit mbi COVID-19.
  • Kontrolloni me linjat ajrore ose linjat e lundrimit në lidhje me çdo informacion të përditësuar në lidhje me planet tuaja dhe/ose kufizimet në udhëtim.
  • Vizitoni faqen tonë të Ambasadës për informacion mbi COVID-19 në Shqipëri.
  • Vizitoni faqen e internetit të Departamentit Amerikan të Sigurisë Kombëtare në lidhje me kufizimet më të fundit të udhëtimit në SHBA.
  • Kërkoni ndihmë mjekësore menjëherë nëse besoni se mund të keni COVID-19 (ose simptoma të ngjashme) ose keni qenë të ekspozuar ndaj dikujt që mund të ketë COVID-19 në gjashtë javët e fundit.
Burimet Lokale:
Lidhje të tjera:
(Lidhjet e mëposhtme janë në anglisht.)