Programi Hubert H. Humphrey 2024-2025
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës pranon aplikime për Programin Hubert H. Humphrey për vitin akademik 2024 – 2025. Programi Hubert H. Humphrey dërgon në Shtetet e Bashkuara profesionistë që janë në mes të karrierës së tyre profesionale dhe me potencial udhëheqës, për një program dhjetëmujor, të nivelit pasuniversitar, me kurse akademike dhe aktivitete të zhvillimit profesional por që nuk përfundon me diplomë. Kandidatët nominohen në bazë të potencialit për udhëheqje dhe përkushtim në shërbim publik.
Kategoritë dhe Fushat Specifike të Programit
Kapacitete Njerëzore dhe Institucionale: Zhvillim Ekonomik, Financë dhe Bankë; Analizë të Politikave Publike dhe Administratim Publik; Politika dhe Manaxhim Teknologjik
Të drejtat dhe Liritë: Komunikim dhe Gazetari; Liria Ndërombëtare Fetare; Drejtësi dhe Të Drejtat e Njeriut
Toka të Qëndrueshme: Zhvillim Bujqësor dhe Rural, Burime Natyrore, Politikat Mjedisore dhe Ndryshimet Klimaterike, Planifikim Urban dhe Rajonal
Komunitete në rritje: Politika dhe Menaxhim të Shëndetit Publik, Parandalimi dhe Trajtimi i Abuzimit me Lëndët Narkotike; Administrim, Planifkim dhe Politika të Arsimit.
Kohëzgjatja e Grantit
Programi Humphrey zgjat dhjetë muaj. Kandidatët janë të detyruar të kthehen në Shqipëri për të paktën dy (2) vjet në përfundim të programit. Pjesëtarë të familjes mund të lejohen të shoqërojnë kandidatin sipas rastit dhe plotësimit të kritereve. Shpenzimet për familjarët mbulohen nga vetë kandidati. Programi Humphrey mund të mbulojë vetëm shpenzimet per kandidatin e përzgjedhur. Edhe familjarët duhet të përmbushin detyrimin e kthimit të Shqipëri për të paktën dy (2) vjet.
Kriteret e Përzgjedhjes:
- Aplikantët duhet të jenë qytetarë të Republikës së Shqipërisë
- Aplikantët duhet të kenë të paktën një diplomë të nivelit Bachelor nga një program studimi me kohë të plotë katër vjeçar (ose diplomë te programeve tre + një ose tre + dy sipas Sistemit të Bolonjës)
- Aplikantët duhet të jenë të punësuar në Shqipëri
- Aplikantët duhet të kenë të paktën pesë vjet përvojë profesionale pune në fushën e studimit
- Aplikantët duhet të kenë një nivel të mirë të gjuhës angleze të folur dhe të shkruar (ekuivalente të nivelit B2; Përfshini rezultatet e provimit të TOEFL ose IELTS nëse janë të vlefshme)
- Aplikantët duhet të kenë rezultate të vlefshme per TOEFL (minimum 82 pikë per testin në internet) ose IELTS (rezultati duhet te variojë nga 6.0 – 7.0) brenda datës 1 Shtator, 2023
- Aplikantët duhet të demonstrojnë aftësi lidershipi dhe përkushtim në shërbimin publik
- Aplikantët duhet të kuailifikohen për të marrë vizë J-1.
- Aplikantët duhet të kenë rekorde të mira shëndetësore.
Kandidatët që nuk Kualifikohen për Këtë Program Përfshijnë:
- Individë që sapo kanë përfunduar studimet;
- Pedagogë universiteti apo studiues kërkimor që nuk kanë përgjegjësi menaxhuese (me përjashtim të fushave Edukimi, Parandalimi dhe Trajtimi i Abuzimit me Lëndët Narkotike dhe Mësimdhënie e Gjuhës Angleze si Gjuhë e Huaj);
- Individët që kanë ndjekur studime të nivelit pasuniversitar në Shtetet e Bashkuara për një apo më shumë vite akademike gjatë shtatë viteve të fundit përpara Gusht 2023;
- Individët me përvojë të çfarëdo lloji në Shtetet e Bashkuara për më shumë se gjashtë muaj gjatë pesë viteve të fundit përpara Gushtit 2023;
- Individët me nështetësi të dyfishtë që përfshin edhe atë amerikane ose me status të rezidentit permanent në ShBA, anëtarë të afërt të familjes së punonjësve të Ambasadës së Shteteve të bashkuara nuk mund të aplikojnë për këtë program; ata nuk kualifikohen për vizën J-1.
- Punonjësit vendas të Misioneve Amerikane në botë të cilët punojnë për Departamentin e Shtetit të Shteteve të Bashkuara dhe anëtarët e familjeve të tyre;
- Një kandidat me një përvojë të kohëve të fundit në një vend të tretë, veçanërisht në vendet e zhvilluara, mund të ketë një nevojë më pak bindëse për të marrë pjesë në Programin Humphrey se një kandidat i cili/e cila nuk ka patur asnjëherë një mundësi profesionale të konsiderueshme jashtë vendit.
Dispozitat Financiare
Bursa e programit Humphrey ofron tarifën e shkollimit dhe taksat e universitetit, pagesë mujore për jetesë, libra dhe mjete shkollore, financimi të pjesshëm për kompjuter, udhëtim vajtje-ardhje në institucionin pritës (dhe në programin e gjuhës angleze nëse bursisti duhet të marrë pjesë) dhe udhëtimin në Ëashington DC për një seminar. Fonde të tjera shtesë vihen në dispozicion për aktivitete profesionale si udhëtime apo pjesëmarrje në konferenca. Bursa e programit Humphrey nuk rinovohet.
Procedura e Aplikimit
Të gjithë aplikantët e interesuar duhet të plotësojnë online formularin Humphrey. Klikoni https://apply.iie.org/HHH2024 për formën e aplikimit online, krijoni një llogari, dhe më pas hyni në llogarinë tuaj për të filluar aplikimin. Dërgoni aplikimin e plotë në formë elektronike dhe kopjet e skanuara të të gjithë dokumentave të kërkuara jo më vonë se data 30 qershor 2023.
Një Aplikim i Plotë Përfshin:
- Formularin e aplikimit (të gjeneruar nga sistemi Embark duke përfshrë edhe dokumentat bashkëngjitur në sistem)
- Dy letra reference
- CV të detajuar
- Kopje të përkthyera e të noterizuara të diplomave dhe çertifikatave të notave nga të gjitha insitucionet akademike ku keni studiuar
- Letër nga punëdhënësi që konfirmon punësimin
- Kopje të faqes biografike të pasaportës
- Çertifikata të tjera (që lidhen me fushën e studimit)
Për informacion të mëtejshëm kontaktoni: Zyra e Marrëdhënieve me Publikun, Ambasada e SHBA, Tiranë me email CultureandEducationTirana@state.gov
Kujdes: Aplikimet që do të dërgohen pas datës 30 Qershor 2023 dhe aplikimet që do të dërgohen si Google Docs ose WeTransfer nuk do të merren në shqyrtim.