Hapen Aplikimet për Programin YES

Jeni gati të kaloni një vit në Shtetet e Bashkuara, të mësoni për kulturën amerikane dhe të ndani traditat tuaja me amerikanët? Aplikoni në programin tonë YES, një bursë e plotë e cila i ofron nxënësve të shkollave të mesme në Shqipëri mundësinë për të jetuar me një familje amerikane dhe për të studiuar një vit në një shkollë të mesme amerikane – pa pagesë!

Aplikantët duhet:

  1. Të jenë të lindur mes periudhës  1 janar 2002 dhe 15 korrik 2004.
  2. Të jenë nga klasa 10 ose 11 e shkollës së mesme
  3. Të jenë të regjistruar në shkollë të mesme në kohën e aplikimit
  4. Të jenë nxënës me notën mesatare mirë ose shumë mirë
  5. Të mos e kenë përfunduar shkollën e mesme para datës së nisjes së programit
  6. Të kenë mësuar gjuhën angleze dhe të demonstrojnë aftësitë në gjuhën angleze në kohën e regjistrimit për konkurs.
  7. Të përmbushin kriteret për marrjen e vizës amerikane.
  8. Të jenë në gjendje të pajisen me një pasaportë ndërkombëtare në vendin ku ata aplikojnë për programin

Nxënësit me aftësi të kufizuar duhet të jenë të regjistruar në një shkollë të mesme në vjeshtën e vitit 2018 dhe të jenë të lindur mes 15 shkurtit 2001 dhe 15 korrikut 2004.

Ju mund të regjistroheni paraprakisht online për testimin në Tiranë në adresën: https://bit.ly/2x1FJ4B
Për më shumë informacion dhe detaje, ju lutemi të kontaktoni American Councils në adresën tirana@americancouncilssee.org