Flag

An official website of the United States government

10 MINUTA LEXUAR
1 Nëntor, 2023

Programi Global UGRAD

Aplikimet per programin Global UGRAD 2024-2025 janë hapur!

Afati i Aplikimit: 15 Dhjetor, 2023

Programi Global i Shkëmbimit Undergraduate (Global UGRAD) ofron bursë për një semestër të studimeve akademike në një kolegj ose universitet amerikan, por që nuk përfundon me diplomim, për të rinj nga grupe të ndryshme, studentë me potencial në lidership. Global UGRAD është një program i Byrosë së Çështjeve Arsimore dhe Kulturore të Departamentit të Shtetit të Shteteve të Bashkuara dhe synon të rekrutojë pjesëmarrës nga prejardhje të nënpërfaqësuar, të cilët nuk kanë pasur mundësi të tjera për të studiuar në Shtetet e Bashkuara. Aplikantët e suksesshëm do të kenë një ekspozim në shoqërinë, kulturën dhe institucionet akademike të SHBA, si dhe mundësi për të rritur aftësitë e tyre profesionale. Programi është mjaft konkurrues dhe i bazuar në merita. Finalistët do të zgjidhen në bazë në arritjeve akademike, potencialin e tyre në lidership dhe gatishmërinë e tyre për studim në Shtetet e Bashkuara.

Të gjithë pjesëmarrësit do të regjistrohen në lëndët e nivelit bachelor me kohë të plotë, të zgjedhura nga programi mësimor ekzistues i institucionit të tyre pritës. Pjesëmarrësve do t’u kërkohet të marrin një lëndë në studime amerikane me 3 kredite për një kuptim më të mirë të Shtetet e Bashkuara. Pjesëmarrësit do të jetojnë në mjediset e strehimit në kampus me studëntë amerikanë dhe do të kërkohet të marrin pjesë në njëzet orë shërbim komunitar. Ish-pjesëmarrësit në Global UGRAD shpesh vazhdojnë të përfitojnë nga programi Fulbright, të bëjnë praktika prestigjioze ndërkombëtare dhe të punojnë në biznese dhe qeveritë në vendin e tyre të lindjes.

FUSHAT E STUDIMIT

Global UGRAD është i hapur për të gjitha fushat e studimit dhe nuk është diskriminues ndaj racës, ngjyrës, gjinisë, orientimit seksual, fesë, etnisë, ose paaftësisë fizike.

Shënim: Sipas rregullave të vizës J-1, aplikantët e interesuar në fushat e studimit si mjekësi, infermieri, stomatologji, veterinari, farmaci apo programe të tjera klinike, duhet të dinë se kontakti I drejt për drejtë me pacientët, duke përfshirë edhe kafshët, nuk lejohet, dhe si rezultat pjesëmarrja në orët akademike dhe/ose aktivitete të tjera programatike në institucionet respektive në Shtetet e Bashkuara mund të jetë e kufizuar.

KËRKESAT PËR KUALIFIKIM

Progami Global UGRAD është i hapur për këdo që është:

  • Është mbi 18 vjeç.
  • Është qytetar shqiptar.
  • Studion në Shqipëri.
  • Është regjistruar si student me kohë të plotë në progame studimi Bachelor të akredituara dhe ka përfunduar të paktën një semstër. Pjesëmarrësit duhet të kenë një vit akademik për të përfunduar studimet Bachelor në universitetin e tyre në Shqipëri pas kthimit nga programi Global UGRAD.
  • Shfaq potencial për aftësi lidershipi nëpërmjet arritjeve akademike, punës në komunitet, dhe aktiviteteve jashtëshkollore.
  • Ka aftësi të mira në të folur dhe në shkrim në gjuhën angleze (për disa finalistë mund të ofrohet edhe një kurs gjuhe).
  • Plotësojnë kriteret e përfitimit të vizës së shkëmbimit J-1 dhe ruajtjes së statusit të saj sipas kërkesavë të programit.
  • Përparësi do t’u jepet aplikantëve që kanë patur pak ose aspak përvojë në Shtetet e Bashkuara ose jashtë Shqipërisë.
  • Aplikantët duhet të kthehen në Shqipëri menjëherë pas përfundimit të programit.

NUK KUALIFIKOHEN 

Personat në kushtet e mëposhtme nuk kualifikohen për programin Global UGRAD:

  • Qytetarët amerikanë dhe personat me banim të përhershëm në Shtetet e Bashkuara.
  • Individët që studiojnë, banojnë ose punojnë jashtë vendit të tyre të lindjes.
  • Punonjësit lokalë që punojnë për Ambasadën e SHBA, Departamentin e Shtetit të Sh.B.A dhe / ose Agjencinë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) dhe anëtarët e familjes së tyre të ngushtë; punonjësit gjithashtu nuk mund të punësohen për një vit pas përfundimit të punësimit.
  • Punonjësit aktual të World Learning dhe anëtarët e familjës së tyre të ngushtë.

UDHËZIME PËR APLIKIMIN

Një aplikim i plotë duhet të përmbajë:

  • Aplikimin e plotësuar
  • Dy ese
  • Kopje të pasaportës biometrike ose kartës së identitetit
  • Listë zyrtare të notave të universitetit (të noterizuara)
  • Dy letra reference (të shkruara në anglisht). Një referencë duhet të jetë akademike dhe e shkruar nga një pedagog ose asistent pedagog nga fusha kryesore e studimit. Referenca e dytë mund të jetë jo akademike e cila ka të bëjë me jetën ose punën e kandidatit.

AFTËSI NË GJUHËN ANGLEZE

Nuk kërkohet të jepet testi i TOEFL gjatë kohës së aplikimit. Kandidatëve të përzgjedhur do t’u kërkohet të japin testin zyrtar të TOEFL. Programi do të mbulojë shpenzimet e testit zyrtar. Aplikantët duhet të arrijnë minimalisht 48 pikë në provimin TOEFL iBT.

UDHËZIMET E APLIKIMIT

Të gjithë kandidatët e interesuar duhet të aplikojnë ONLINE! 

Filloni tani! Klikoni 2024 Global UGRAD online application për të filluar procesin e aplikimit! 

Afati i fundit është 15 dhjetor, 2023 ora 23:00 (me orën shqiptare).

PËR PYETJE TË TJERA, kontaktoni: CultureandEducationTirana@state.gov

Për tu regjistruar për programin Global UGRAD dhe për të plotësuar aplikimin përdorni Google Chrome dhe Mozilla Firefox. Nuk rekomandojmë të përdoret telefon celular ose Internet Explorer.

(Ju lutem lexoni të gjitha udhëzimet dhe informacionin me kujdes përpara se të plotësoni aplikimin)