Gëzuar Vitin e Ri nga Ambasadori Lu!

“Në emër të të gjithëve këtu në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara, i uroj Gëzuar Vitin e Ri miqve tanë të shumtë në Shqipëri. Personalisht, do të doja të falënderoja shqiptarët për miqësinë dhe mikpritjen e ngrohtë dhënë mua dhe familjes sime në vitin tonë të parë në këtë vend të bukur. Në askpektin profesional, ky ka qënë një vit sfidues dhe shpërblyes në të njëjtën kohë. Këtë vit, shqiptarët përmbyllën disa nisma kyçe, ndërsa një tjetër nismë jetësore është në proces. Kemi ndjekur debatin e fuqishëm publik që po shfaqet tani mbi reformën në drejtësi. Ne e mirëpresim një debat serioz rreth çështjeve dhe përmbajtjes, dhe shpresojmë që më shumë zëra shqiptarësh t’i shtohen këtij diskutimi të rëndësishëm kombëtar.” Ambasadori Lu