- Kur mund të aplikoj për programin Humphrey?
Zyra e Marrëdhënieve me Publikun zakonisht e njofton hapjen e programeve në muajin Mars dhe përcakton një datë në fund të muajit Maj ose Qershor si afatin e aplikimit. Për detaje referojuni gjithnjë faqes së Ambasadës së ShBA.
- Çfarë ndryshimi ka ndërmjet programeve Fulbright për Studentë të Huaj, Fulbright për Studiues të Huaj, dhe Hubert H. Humphrey?
Programet Fulbright për Studentë të Huaj, Fulbright për Studiues të Huaj, dhe Hubert H. Humphrey janë programe shkëmbimi që kanë audience të ndryshme dhe ndryshojnë në kohëgjatësi dhe fokus:
- Programi Fulbright për Studentë të Huaj është një program që zgjat nje deri në dy vjet dhe përfundon me një gradë shkencore për profesionistët e rinj dhe ata që kanë mbaruar studimet dhe janë të interesuar të ndjekin një Program Master në Shtetet e Bashkuara.
- Programi Fulbright për Studiues të Huaj është një program post-doktoral që zgjat tre deri në gjashtë muaj dhe nuk përfundon me një gradë shkencore, për studjues të rinj dhe me përvojë, pedagogë universitetesh dhe ekspertë nga institucione akademike e kërkimore në Shqipëri për të kryer punë kërkimore dhe/ose për të dhënë leksione në një universitet në Shtetet e Bashkuara.
- Program Hubert H. Humphrey dërgon në Shtetet e Bashkuara profesionistë në mes të karrierës së tyre me potencial lidershipi, për një program dhjetë mujor të nivelit pasuniversitar, me kurse akademike dhe aktivitete të zhvillimit profesional por që nuk përfundon me diplomë.
Të gjitha bursat jepen në bazë të një procesi konkurimi mes të gjithë kandidatëve, të cilët shfaqin më së miri përkushtim për të shërbyer në sektorët publikë dhe/ose privatë dhe potencial për të ndikuar në mënyrë pozitive në të ardhmen e Shqipërisë.
- Si mund ta dërgoj aplikimin?
Aplikimet Humphrey duhet të dërgohen online nëpërmjet sistemit Embark.
Nëse nuk arrini t’i dërgoni dokumentat e kërkuar nëpërmjet sistemit online, ju mund ta dërgoni të gjithë paketën e aplikimit me postë; megjithatë, që ju të konsideroheni për bursën, formulari i aplikimit duhet të plotësohet dhe të dërgohet online. Pasi ju të keni plotësuar aplikimin online, printoni një kopje, vendosni edhe dokumentat e kërkuara të përkthyera e të noterizuara, formularin e firmës të firmosur me bojë, dhe dërgojini me postë në këtë adresë:
Programi Humphrey Zyra e Marrëdhënieve me Publikun Ambasada e ShBA Rruga Stavro Vinjau, No. 14 Tiranë, Shqipëri
- Cilat janë fazat e procesit të aplikimit?
Procesi i përzgjedhjes zgjat 12-14 muaj që nga dërgimi i aplikimit deri në nisjen e programit dhe përfshin këto faza:
- Zyrtarë të Ambasadës shqyrtojnë aplikimet për plotësimin me të gjitha dokumentat e kërkuara dhe cilësinë e përgjithshme.
- Kandidatët e përzgjedhur intervistohen nga një panel i përbërë nga zyrtarë të Ambasadës dhe ish-bursistë të programit.
- Kandidatët e përzgjedhur kalojnë në shqyrtim të mëtejshëm dhe vendimmarrjen përfundimtare nga Bordi i Bursës Fulbright.
- Insituti për Edukim Ndërkombëtar punon me universitetet amerikane për pranimin e kanditatëve
- Kandidatët e pranuar fillojnë programin në muajin Korrik/Gusht (në varësi të vitit akademik të universitetit pritës ose detyrimit për të marrë pjesë në program para-akademik).
- Cilat janë mundësitë që një kandidat të aplikojë dhe të fillojë studimet në muajin tetor të të njëjtit vit që ai/ajo aplikon?
Zero! Kur ne njoftojmë hapjen e programit, gjithmonë përcaktojmë vitin akademik pasardhës. Procesi i aplikimit dhe përzgjdhjes zgjat rreth 12-14 muaj.
- Cilat janë dokumentat e kërkuara që një aplikant duhet të dërgojë me formën e aplikimit?
Ju lutem referojuni njoftimit të postuar për secilin prej programeve në faqen e Ambasadës së ShBA. Formulari i aplikimit përfshin gjithashtu disa forma shtesë që duhen dërguar nga të gjithë aplikantët.
- Kopje të përkthyra e të noterizuara të diplomës(ave) dhe çertifikatave të notave nga të gjitha institucionet ku keni studiuar – do të thotë të përkthyera e noterizuara në anglisht apo në shqip?
Kopje të noterizuara të dokumentave origjinale në shqip dhe përkthim në anglisht të dokumentave të noterizuara; për diplomat dhe çertifikatat e notave që janë lëshuar në anglisht mjafton kopja e noterizuar e dokumentit origjinal.
Shënim: Çertifikata e notave duhet të jetë e ndarë nga Suplementi i Diplomës.
- A duhet që të treja letrat e referencës të jenë në anglisht apo në shqip? A duhen noterizuar?
Ne rekomandojmë që Letrat e Referencës të dërgohen online në anglisht. Ju duhet të regjistroni në sistem personat që do të shkruajnë letrën e references, duke dhënë emrin e plotë dhe adresën e emailit. Sistemi do t’ju dërgojë atyre një email në mënyrë automatike. Më pas, refereruesit duhet të plotësojnë Letrën Konfidenciale të Referencës të formatuar dhe ta dërgojnë atë në sistem. Megjithatë, kur referuesi nuk mund ta dërgojë letrën e referencës nëpërmjet sistemit, ju duhet të printoni nga sistemi Letrën Konfidenciale të Referencës të formatuar dhe t’i kërkoni referuesit ta plotësojë atë në anglisht dhe ta dërgojë me postë në këtë adresë:
Programi Humphrey Zyra e Marrëdhënieve me Publikun Ambasada e ShBA Rruga Stavro Vinjau, No. 14 Tiranë, Shqipëri
- A më duhet të dorëzoj rezultatet e provimit të TOEFL me aplikimin?
Jo. Nuk është e nevojshme që aplikantët të dorëzojnë rezultatet e provimit të TOEFL me aplikimin në qoftë se nuk kanë një rezultat të vlefshëm.
- A më duhet të jap provime të tjera si GMAT, GRE, ose LSAT?
Vetëm disa kandidatë janë të detyruar të japin këto provime nëse janë të nominuar për shqyrtim nga Bordi i Programit Fulbright.
- Aplikantët në fushën e Administrim Biznesit do të duhet të japin provimin GMAT
- Aplikantët në fushat e tjera të studimit do të duhet të japin provimin GRE
- LSAT është një provim për programet në fushën e drejtësisë. Por, aplikantët e programit Fulbright nuk janë të detyruar ta japin këtë provim
- A mund të aplikoj për të dy programet Fulbright dhe Humphrey në të njëjtën kohë?
Po, ju mund të aplikoni për të dy programet. Megjithatë, kandidatët përgjithësisht janë më të përshtatshëm për një prej këtyre programeve. Ju rekomandojmë të shqyrtoni me kujdes kriteret për secilin program dhe të aplikoni për atë që përshtatet me kualifikimet dhe objektivat tuaj.
- Çfarë përvoje duhet të kem?
Një aplikant duhet të ketë numrin e kërkuar të viteve të punës në fushën ose në lidhje me fushën në të cilën po aplikon, siç specifikohet në njoftimin për secilin program:
- Aplikantët e programit Fulbright për Studentë të Huaj duhet të kenë të paktën dy vjet përvojë profesionale pune në fushën e studimit dhe të shfaqin aftësi lidershipi
- Aplikantët e programit Fulbright për Studiues të Huaj duhet të kenë të paktën pesë vjet përvojë në mësimdhënie dhe/ose kërkim shkencor në një universitet ose institucion kërkimor në Shqipëri
- Aplikantët e programit Hubert Humphrey duhet të kenë të paktën pesë vjet përvojë profesionale pune në fushën e studimit
Ju lutemi referojuni faqes së Ambasadës së ShBA.
- Çfarë duhet të shkruhet në letrën e punëdhënësit?
Letra nga punëdhënësi duhet të japë informacion për statusin tuaj të punësimit dhe detyrat tuaja në punë. Letra nga punëdhënësi është mirë të shënojë se ju do të mund të ktheheni në punë pasi të ktheheni nga programi.
- A më ndihmon programi Humphrey të kthehem në punën e mëparshme ose të gjej një punë pas kthimit nga programi?
As Ambasada dhe as programi Humphrey nuk ka përgjegjësi për t’ju ndihmuar të ktheheni në punën e mëparshme pas kthimit nga programi. Nëse ju dëshironi të ktheheni në punën e mëparshme është përgjegjësia juaj të nënshkruani një marrëveshje me punëdhënësin përpara se ju të largoheni për në Shtetet e Bashkuara për të marrë pjesë në program.
- Kam marrë pjesë në një program shkëmbimi të Departamentit të Shtetit më parë. A mund të aplikoj për programin Humphrey?
Kjo varet nga programi dhe kohëzgjatja e qëndrimit në Shtetet e Bashkuara. Ju lutem na kontaktoni në adresën e emailit CultureandEducationTirana@state.gov për të kuptuar më mirë nëse ju kualifikoheni për të aplikuar.
- A mund të qëndroj në Shtetet e Bashkuara pas përfundimit të programit dhe të filloj punë?
Jo. Çdo pjesmarrës në programet e shkëmbimit të Departamentit të Shtetit udhëton në Shtetet e Bashkuara me vizën J-1. Çdo pjesëmarrës është i detyruar të respektojë rregullin e vizës J-1 të kthimit në vendin e vet për dy vjet. Kjo do të thotë që në fund të programit ai/ajo duhet të kthehet në vendin e orgjinës dhe të kalojë atje të paktën dy vjet përpara se të lejohet të kërkojë punë në Shtetet e Bashkuara.
- A mund ta zgjedh universitietin ku dua të shkoj?
Ka procedura specifike për secilin program. Për programin Hubert Humphrey, Instituti për Edukim Ndërkombëtar është përgjegjës për vendosjen në universitete të kandidatëve në bazë të programit të tyre të studimit.
Nëse keni pyetje të tjera, ju lutem na kontaktoni me email në adresën: CultureandEducationTirana@state.gov
JU FALENDEROJMË PËR INTERESIN TUAJ NË PROGRAMET E SHKËMBIMIT