Fjalimi për Fondacionin Shqiptar për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara

Këshilltare e Posaçme Heumann, Drejtore Ekzekutive Çani, zonja dhe zotërinj,

Mirë se erdhët në shtëpinë tonë. Jemi të kënaqur që patët mundësi të na bashkoheshit këtë mbrëmje.

Në muajin mars kam pasur mundësinë ta shoh Judy Heumann të flasë në Uashington.  As që e kisha idenë se kishim një këshilltare të posaçme kaq aktive për të drejtat ndërkombëtare të aftësisë së kufizuar.

Prezantimi i saj dhe historia e saj vetjake janë me të vërtetë frymëzuese.  Jemi të nderuar që ajo ka ardhur ta vizitojë Shqipërinë.

Jam krenar që Qeveria e SHBA-së, përmes USAID-it,  i ka ofruar Fondacionit Shqiptar për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuar mbështetje për shumë vite.  Kjo është diçka që do të donim t’ju kërkonim që ta merrnit  parasysh.

Ju lutem bashkohuni me mua tek mirëpresim Judy Heumann.