Fjalimi i Zëvendës Shefit të Misionit Demian Smith gjatë Ceremonisë së Dhurimit në Batalionin e Inxhinierëve të Forcave të Armatosura Shqiptare

Shefi i Shtabit të Mbrojtjes Begaj, të nderuar ushtarakë, kolegë të nderuar. Faleminderit për ftesën.

Jam i nderuar të përfaqësoj Shtetet e Bashkuara të Amerikës në këtë ngjarje të rëndësishme. Dita e sotme është shembull i shkëlqyer i marrëdhënieve të forta dhe të zgjeruara të mbrojtjes midis vendeve tona.

Së fundmi kemi festuar tridhjetë vjetorin e rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes vendeve tona.

Është frymëzuese të shikojmë pas në tridhjetë vitet e fundit dhe të shohim se sa shumë kemi arritur. Një nga pjesët më të rëndësishme të marrëdhënies sonë ka qenë partneriteti i jashtëzakonshëm në fushën e mbrojtjes. Kush do ta kishte imagjinuar tridhjetë vjet më parë,  se sot do të ishim aleatë në NATO dhe ushtritë tona do të bënin kaq shumë së bashku këtu dhe në mbarë botën.

E di që batalioni juaj ka qenë veçanërisht një pjesë kryesore e kësaj marrëdhënieje. Për shumë vite ju jeni vendosur jashtë shtetit, keni ndihmuar në përgjigjen ndaj fatkeqësive natyrore dhe keni bërë të gjitha llojet e misioneve për të ndihmuar vendin tuaj dhe partnerët tuaj ndërkombëtarë.

Jam krenar që sot mund të festojmë një tjetër hap të madh përpara. Pas dy vitesh trajnimi me teknikët, inxhinierët dhe ekspertët tuaj të municioneve, e sotmja është një ditë e rëndësishme. Tani mund të ecim nëpër tunele të rinovuara rishtazi që, së bashku me stërvitjen dhe pajisjet, përfaqësojnë një aftësi tjetër të rëndësishme për ushtrinë tuaj.

Shtetet e Bashkuara kanë dhënë mbi nëntëqind mijë dollarë dhe shumë orë punë si pjesë e partneritetit tonë me Forcat e Armatosura Shqiptare për këtë nismë.

Si gjithmonë, ne jemi krenarë për miqësinë dhe aleancën tonë me Shqipërinë. Faleminderit për shërbimin ndaj vendit tuaj dhe për miqësinë tuaj.